Tavo: Ndal barbarizmit! Vjosa, kjo pasuri e madhe duhet shpallur Park Kombëtar
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, apelon që të ndalojë urgjentisht barbarizmi ndaj lumit të Vjosës, duke theksuar se kjo pasuri e madhe duhet shpallur Park Kombëtar.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Tavo e vlerëson si lajm të shkëlqyer zyrtarizimin e propozimit për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, nga mbi 20 organizata mjedisore shqiptare dhe të huaja.
“Ndal barbarizmit. Mos e shkatërroni Vjosën. Kjo pasuri e madhe duhet shpallur Park Kombëtar.
Lajm i shkëlqyer zyrtarizimi i propozimit për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, nga mbi 20 organizata mjedisore shqiptare dhe të huaja.
E gjithë lugina meriton të shpallet Park Kombëtar!
Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, e gjithë Qeveria ta pranojë këtë propozim dhe të dëgjojë zërin e banorëve të cilët e kanë të lidhur jetën e tyre me Vjosën.
Të dëgjojë zërin e aktivistëve të mjedisit. Zërin e akademikëve dhe personaliteteve shqiptare e të huaja.
“Rilindja” të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore për qarkun e Gjirokastrës dhe mbarë vendit, pasuri me potencial të madh turistik.
Mjeruat shqiptarët e doni të shkatërroni edhe pasuritë natyrore.
Mos e mbyllni qeverisjen tuaj me më shumë barbarizëm.
Mjaft planeve tuaja korruptive dhe të dyshimta për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.
Ndal barbarizmit dhe shkatërrimit”, shprehet ish-ligjvënësi i LSI-së, Vangjel Tavo.