Tavo paralajmëron denoncimin e radhës për blerje votash nga “Rilindja” në Gjirokastër
Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron denoncimin e fortë të mënyrës se si sekti kriminal i “rilindjes” po mundohet me ccdo kusht që të deformojë vullnetin e shqiptarëve më 25 prill.
Në respet të ditës së zisë në nderim të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit socialist, Bashkim Fino, kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo lajmëron se denoncimin në fjalë do ta bëjë ditën e nesërme.
Ndërkohë, Tavo publikon mesazhin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila i bën thirrje shqiptarëve që të mos e shesin votën e tyre duke ua dorëzuar kriminelëve.
“Mos e shisni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj.
Don’t sell your right. Don’t surrender your poëer to criminals. Only YOU must choose your future.
Ambasadore Yuri Kim
Dhe me këtë apel të Ambasadores së SHBA ju ftoj të më ndiqni nesër në një konferencë për shtyp për të denoncuar një skenar të ri se si po tentohet të blihet dhe manipulohet vota në Gjirokastër.
Do mësoni se sa ulët ka rënë “Rilindja””, shprehet Vangjel Tavo në mesazhin e tij.