Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tavo: Për shkak të qeverisjes së keqe, Shqipëria rrezikon procesin e Integrimit

Politikë E enjte, 18 Qershor 2020 11:27
Tavo: Për shkak të qeverisjes së keqe, Shqipëria rrezikon procesin e Integrimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo i ftuar në emisionin “Në Fokus” ka folur në lidhje me mosrespektimin e 15 kushteve të qeverisë për Integrimin e Shqipërisë në BE. ”Lufta kundër korrupsionit si kusht kryesor, ne vazhdojmë të kryesojmë listën e vendit me korrupsionin më të lartë pothuajse në të gjithë kontinentin, jo vetëm në rajon. Është Reforma Zgjedhore. Po ta shikojmë sot është kjo mazhorancë, është kjo parti në pushtet që po e saboton Reformën Zgjedhore dhe po përdor deputetët e blerë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës që e kemi vënë re se si kanë votuar gjatë gjithë kësaj kohe pro mazhornacës, ndërsa sot papritur e pa kuptuar na dalin kundër kësaj mazhorance dhe kundër marrëveshjes”.

Pjesë nga intervista e ish-deputetit të LSI, Vangjel Tavo për emisionin “Në Fokus”

Pikë së pari du atë them që Reforma Zgjedhore është kushti i parë dhe kushti kryesor në 15 të tjera të BE për fillimin e negociatave, ndërkohë që Këshilli i BE i ka vendosur 15 të tilla. Para disa vitesh Shqipëria kishte vetëm 5 kushte dhe ne ishim në krah të Kroacisë përsa i përket integrimit tonë në Bashkimin Europian, kishim mbrapa Serbinë dhe Malin e Zi. Sot Kroacia është prej vitesh pjesë e BE, Mali i Zi dhe Serbia janë shumë hapa para nesh, ne jo vetëm që jemi pas tyre, por jemi shumë pas.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po të kemi parasysh kushtet e reja që BE ka vendosur tashmë për procesin e integrimit për vendet që janë në proces integrimi, kuptohet që në vendin tonë rrezikon të pezullohet sepse duhet që të plotësohen me patjetër të gjitha kushtet. Pra negociatat duhet të ishin hapur me kohë, por nga ana tjetër rrezikojnë të pezullohen pasi ka munguar përkushtimi nga ana e qeverisë shqiptare. Kush janë kushtet? Lufta kundër korrupsionit si kusht kryesor, ne vazhdojmë të kryesojmë listën e vendit me korrupsionin më të lartë pothuajse në të gjithë kontinentin, jo vetëm në rajon. Është Reforma Zgjedhore. Po ta shikojmë sot është kjo mazhorancë, është kjo parti në pushtet që po e saboton Reformën Zgjedhore dhe po përdor deputetët e blerë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës që e kemi vënë re se si kanë votuar gjatë gjithë kësaj kohe pro mazhornacës, ndërsa sot papritur e pa kuptuar na dalin kundër kësaj mazhorance dhe kundër marrëveshjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është shumë e qartë, shumë e lexueshme, është vetë kryeministri, është vetë partia në pushtet që po e nxit vetë këtë “rebelim” me qëllimin e vetëm për të sabotuar Reformën në Drejtësi sepse kryeministri dhe rilindja e dinë shumë mirë se ku ndodhen sot përsa i përket nivelit të tyre elektoral. E dinë shumë mirë që zgjedhjet i kanë të humbura dhe ditët i kanë të numëruara dhe i ka zënë paniku. Pikërisht kjo është arsyeja pse po përpiqen që të bllokojnë me çdo kusht Reformën Zgjedhore.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 12 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 15 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 15 orësh

Kushti tjetër është implementimi i Reformës Zgjedhore që do të thotë duhet provuar kjo reformë në zgjedhje. Mos harrojmë që para disa ditësh partitë popullore europiane, para 2-3 ditësh në mos gaboj, kanë bërë amendament tek rezoluta për Ballkanin perëndimor, këta kanë bërë një amendament për Shqipërinë dhe thonë që Shqipëria do të plotësoje të 15 kushtet para konferencës së parë të krerëve të Këshillit të BE.

Jo vetëm këto por është dhe Gjykata Kushtetuese, është Gjykata e Lartë, të cilat qëllimisht nga qeveria e sotme janë lënë të paplotësuara, pra nuk ekzistojnë, ndërkohë që janë 36 mijë dosje që do të thotë me një funksionim normal të Gjykatës së Lartë, këto duan 30 vite të shqyrtohen dhe 30 vjet shqiptarët të presin për drejtësi, për drejtësinë që u ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve.

Pra në një farë mënyre janë këta, pikërisht kjo mazhorancë që po e saboton ecjen përpara të Reformës në drejtësi mos harrojmë sikurse e thashë edhe përgjimet e BILD-it, nuk besoj që ka njeri që nuk e beson se Gjermania, e kanë shumë të qartë.

-Me uljen në tryezë për Reformën Zgjedhore duket sikur u harrua…

Nuk mund të harrohet asgjë sepse është një nga 15 kushtet e BE-së, të Bundestagut dhe të amendamentit të propozuar nga Partitë Popullore Europiane dhe normalisht pa një hetim dhe një dënim të atyre që kanë vënë dorë mbi votën e shqiptarëve, që kane manipuluar dhe kanë vjedhur votën e shqiptarëve, përsëri nuk mund të ketë integrim.

Është një çështje kjo që është akoma në pritje nga ana e BE-së për të parë se si do të zhvillohet, si do të eci në ditët dhe muajt në vijim, nga ana tjetër duhet të kujtojmë që në datën 1 korrik Gjermania merr drejtimin e Bashkimit Europian, pra merr Presidencën e Bashkimit Europian dhe Bundestagu ka rolin kryesor dhe këtë e dimë besoj që Bundestagu nuk mund të harrojë kushtet që ka vendosur vetë dhe është qeveria ajo që është e para përgjegjëse, ne deri tani kemi treguar që jemi të parët në rajon sa i përket në aspektet negative që të kuptohemi, jemi të parët në Europë për shpopullim rreth 400 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria vitet e fundit.

Jemi të parët sa i përket korrupsionit në gjithë rajonin por edhe më gjerë. Jemi të parët për sa i përket papunësisë, asnjë vend pune gjatë gjithë këtyre viteve nuk është hapur në vendin tonë, asnjë investim serioz nuk ka filluar në Shqipëri. Jemi të parët për sa i përket mungesës së zbatimit të ligjit. Jemi të parët për sa i përket largimit të rinisë nga vendi, ndërkohë që PPP po lulëzojnë, pra partneriteti publik-privat po lulëzon, qindra milionë euro jepen për klientët e qeverisë ndërkohë që vendi po rrënohet, ekonomia e vendit dhe shqiptarët po varfërohen, janë më të varfërit në kontinent. Jemi vendi i parë për sa i përket trafikut të drogës.

Etiketat e lidhura

beEUintegrimiVangjel Tavo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 4 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 4 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 9 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 5 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.