Tavo: “Rilindja” ky sekt çnjerëzor, i papërgjegjshëm e mashtrues duhet larguar përgjithmonë

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me kurimin e mjekut Arjan Harxhi në Turqi pasi u infektua me covid-19.

Në një postim në Facebook, Tavo ka shpërndarë reagimin e bashkëshortes së mjekut Harxhi, mjekja Erjona Shehu,  e cila sqaron se se i shoqi nuk shkoi në Turqi me fondet e qeverisë, por me shpenzimet familjare.

Qeveri e mashtrimeve dhe propagandës. Pa zemër e respekt për bluzat e bardha, e as për njerëzit.
I braktisin heronjtë tanë në mëshirë të fatit.
“Rilindja” ky sekt çnjerëzor, i papërgjegjshëm e mashtrues duhet larguar përgjithmonë“- shkruan Tavo në postimin e tij në Facebook.

SHKARKO APP