Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tavo: Shqipëria rrezikon anulimin e negociatave, Rama po saboton zgjedhoren se i ka të humbura zgjedhjet

Politikë E shtunë, 20 Qershor 2020 20:44
Tavo: Shqipëria rrezikon anulimin e negociatave, Rama po saboton zgjedhoren se i ka të humbura zgjedhjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, thotë se ky vendim e vë Shqipërinë me shpatulla pas muri, duke rrezikuar seriozisht anulimin e procesit të negociatave për shkak edhe të metodologjisë së re të zgjerimit.

Tavo: Ky vendim na vë me shpatulla në mur dhe politika duhet të angazhohet seriozisht në plotësimin e  këtyre kushteve para Konferencës së parë. Para disa vitesh kemi pasur vetëm 5 kushte, kemi qenë para Serbisë, Malit të Zi e Kroacisë. Rrezikojmë të anulohet fare procesi i negociatave. BE me metodologjinë e re, nëse një vend nuk plotëson kushtet procesi pezullohet dhe rinis. Do të ishte një disfatë për Shqipërinë dhe nuk do doja kurrë të ndodhte. BE kërkon luftë kundër korrupsionit, ne renditemi vendi i parë për korrupsionin në kontinent.

Reforma zgjedhore është një prej kushteve kryesore të BE dhe Tavo në një intervistë për Ora News thotë se Rama po kërkon sabotimin e saj duke përdorur deputetët opozitarë, pasi e di mirë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare i ka të humbura.

Tavo: BE kërkon reformë zgjedhore, mazhoranca duke përdorur deputetët e opozitës parlamentare po kërkon ta sabotojë. Rama e di shumë mirë që zgjedhjet i ka të humbura. Nëse minimizohet manipulimi i votave kjo mazhorancë do të jetë në minorancë nesër.Identifikimi biometrik i heq një mundësi të madhe manipulimi. E dinë shumë mirë dhe po përpiqen të sabotojnë reformën zgjedhore. Nuk dalin dot vetë dhe nxjerrin deputetët e opozitës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po bëhet një show nga mazhoranca, u detyruan të uleshin në tryezë me të gjithë faktorët. Nuk kanë bërë asnjë lëshim. Kjo mazhorancë e detyruar nga faktori ndërkombëtar, nga kushtet e BE, u ul në tavolinë, u detyrua të pranojë konsensusin. Opozita nuk kërkon fitore dhe pushtet në tavolinë por proces zgjedhor të ndershëm ku vota e qytetarëve shqiptarë të mos deformohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në marrëveshjen politike të 5 qershorit, opozita u detyrua të tërhiqet nga kërkesa kryesore e saj, qeveria tranzitore.

Por Tavo thotë se qeveria teknike nuk është mekanizmi që garanton një proces të ndershëm zgjedhor.

Tavo: Për mua nuk është qeveria tranzitore që garanton një proces të ndershëm, por ligjet, kodi zgjedhor, me sanksionimin e identifikimit biometrik dhe dënimit të krimeve zgjedhore. Në 1 korrik Gjermania merr Presidencën e BE, Bundestagu luan rol të rëndësishëm në këtë proces dhe nuk harron. Faktori politik shqiptar, mazhoranca që ka peshën kryesore duhet të shfaqë përgjegjshmërinë maksimale në këtë proces, të angazhohet të plotësojë 15 kushtet para konferencës së parë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 12 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 15 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 15 orësh

Etiketat e lidhura

LSIVangjel Tavo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 4 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 4 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 9 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 5 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.