”Të dalim me një qëndrim për Presidentin”, Mediu: LSI duhet të jetë pjesë e negociatave

Edhe pse PS-ja ka votat për të zgjedhur e vetme Presidentin e ri, por kreu i PR-së, deputeti Fatmir Mediu thotë se duhet të ketë një reflektim të opozitës në raport me zgjedhjen e presidentit

Po ashtu Mediu tha se ai nuk ka diskutuar me Kryemadhin dhe se LSI-ja duhet të jetë pjesë e negociatave edhe pse nuk ka grup parlamentar.

”Duhet të ketë një reflektim të opozitës. Qeveria ka vendosur të bëjë negociata brenda grupeve parlamentare, kjo nuk është e arsyeshme. Opozita duhet të ketë një përfaqësi të vetme. Unë nuk kam diskutuar me Kryemadhin. LSI duhet të jetë pjesë e negociatave edhe pse nuk ka grup parlamentar. Opozita duhet të dal me një qëndrim”.

SHKARKO APP