Të dielën Rama analizon qeverinë, më 8 shtator mbledh Asamblenë e PS-së

Edi Rama pasi bëri një Kongres të PS ku dha mesazhin se do të kemi të rinjë që do të futen në strukturat drejtuese të partisë dhe se do të kemi rinovim të pjesës dërmuese të deputetëve; tani do mbledhë qeverinë dhe kupolën drejtuese socialiste.

Para se Rama të japë verdiktin për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në selinë rozë, Kryeministri do të zhvillojë më parë analizën e kabinetit qeveritar për çdo dikaster të dielën e 1 shtatorit në vilën qeveritare në Dajt.

Socialistët janë të detyruar të ndryshojnë formatin e analizës së tyre, duke e kthyer në një takim vetëm 1 ditor që nis në orën 9 të mëngjesit për të përfunduar në orët e para të mbrëmjes, me një pjesëmarrje më të ngushtë, kryesisht të kabinetit qeveritar, por pa përjashtuar përfaqësuesit e rëndësishëm politik të PS si në parti ashtu edhe në Parlament.

Pasi Rama të përfundojë retreat dhe të mbyllë të gjitha çështjet e hapura në parti, Kryeministri do të udhëtojë drejt SHBA, për të marrë pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, pasi këtë vit në radhë është shefi i qeverisë, jo Presidenti i Republikës.

SHKARKO APP