Të enjten nuk do të ketë seancë plenare
Politikë E Diel, 9 Maj 2021 16:41
Ditën e enjte nuk do të ketë seancë plenare. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, opozita kërkoi që diskutimi për votimin elektronik të bëhet sot.
Deputetët e PD-së thanë se Komisioni i Reformës duhet të mbajë përgjegjësi për reformën dhe se duhet ti kushtohet më shumë rëndësi procesit zgjedhor.
Ndërkohë Kuvendi do të zhvillojë punimet sot në orën 17:00