Të gjitha ndryshimet Ministrore të Qeverisë, nga 2013 deri te Manjani

Pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë, bën që koalicioni qeverisës aktual, ti shohet numri i ndryshime në kabinetet ministore. Por cilat janë ndryshimet gjatë mandatit të parë qeverisës?

Ndryshimi i parë ishte në gusht të vitit 2014, ku Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi dha dorëheqjen e për tu emëruar në vendin e tij Ermonela Felaj. Erion Veliaj la detyrën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të fituar postin e Kryetarit të Bashkisë, e që ku u zëvendësua nga Ministri Blendi Klosi, detyrë që e mban ende.

Në shtator të 2015 u largua nga qeveria një ministër tjetër i LSI-së. Nasip Naço largohet nga ministria e Drejtësisë dhe erdhi Ylli Manjanin, post të cilin e la këtë të hënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 16 shkurt të 2016 Shkëlqim Cani, la ministrinë e Financave, ndërsa në vendin e tij erdhi Arben Ahmetaj, i cili mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit e Tregtisë. Milva Ekonomi, nga zëvendësministre e Shëndetësisë zëvendësoi Ahmetajn në detyrën e Ministrit të Ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 2 shator të 2016 dha dorëheqjen edhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto për t’u emëruar në këtë post Sokol Dervishaj.

Ndërsa sot erdhi edhe lëvizja më e fundit, teksa Rama shkarkoi nga ministria e Drejtësisë, Ylli Manjanin, duke propozuar zëvendëskryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?