Të hënën Kuvendi nis punimet. Ja rendi i ditës

Ditën e hënë në 15 janar Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit ditën e hënë me datë 15 janar 2018, në orën 17:00, Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

Një ditë më parë në konferencën e Kryetarëve Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Në punimet të ditë së hënë në rend të ditës janë këto pika:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Hapja e Sesionit të II-të të Legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 14.12.2017 dhe 18.12.2017 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 15 janar-23 shkurt 2018. (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar-2 shkurt 2018. (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

6. Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017. (neni 103, pika 1 e Rregullores)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?