FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të hënën mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë të Malit të Zi

Ditën e hënë do të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Në këtë mbledhje do nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazović dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?