“Të Paekspozuarit” – “Larg duart nga fasada”, Bushati: Zgjatja e pushtetit të Ramës, humbje për shqiptarët

 

“Larg duart nga fasada”, është tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi.

Të ftuar në studio janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Andi Bushati – Gazetar, kryeredaktor i Lapsi.al

Swiss Digital Mobile Reklama

Henri Çili – Themelues i Fondacionit për Liri Ekonomike

Arian Çani – Gazetar

Arlind Qori – Pedagog ne Universitetin e Tiranës

Intervista minutë pas minute

Rakipi:Me reforma pa reforma ne do të fitojmë, thotë zoti. Rama, me këto që kemi bërë do të fitojmë, çdo të thotë?

Bushati: Krahasimi është i drejtë e ka përdorur edhe Berisha, e kam quajtur si faktor të shumtë që ja përshpejtoi humbjen, nuk mendoj se liderët nuk e kuptojnë nervozon pjesën më të madhe të njerëzve, e kupton dhe Rama por është thelbi për të treguar se qëllimi i tyre nuk është si çdo politikan modern që të jetë simpatik kjo është një lloj gjuhe për të vënë me shpatulla për muri kundërshtarin. Beteja është reduktuar në këtë pikë te marxhinalizimit të kundërshtarit jo gjuhë, është pjesë e këtij mentaliteti. Do fitojmë thotë Rama në 2017, besoj se nuk e ka të vështirë fitoren duke parë si është kompozimi politik në Shqipëri, po nuk është kjo pyetja themelore pyetja që vjen pas asaj që pamë në dokumentar, a fitojnë shqiptarët duke fituar Edi Rama dhe këtu mendoj se këto 3 vjet përditë e më shumë sa zgjatet pushteti i Ramës aq më shumë humbasin shqiptarët.

Çani: Nuk është se kam shumë dëshirë të analizoj politikën, e kam bërë herë pas here kur më kanë ftuar këtu, Bushati dhe Çili janë më të aftë se unë se merren me këtë, po nuk është se jam konsideruar si analist. Do t’ju lutesha që mendimet e mia ti merrni nga një dimension personal, nuk arrij dot të jem objektiv.  Unë them që politika është zanat dhe Rama kur thotë ato fjalë e di që apriori do të skandalizojë secilin prej nesh kur thotë këtë me reforma pa reforma fitojmë. Jam i bindur që nuk luan për ne, luan për një pjesë të madhe njerëzish që nuk e lexojnë politikën si ne, nuk janë konsumatorë të kusiave dhe konsumatorë si ne, unë mendoj që mesazhi i liderit, në këtë rast i Ramës shkon më kollaj dhe është lehtësisht më i besueshëm se analizat që bëjmë  mbrapa Jezu Krishtit ka pasur shumë kritikë dhe flasim për Jezusin, kjo për kritikët. Mendoj se Edi Rama është njeri i cili di ta luajë bllofin. Sa të besueshëm jemi ne para publikut dhe sa i besueshëm është ai që luan me efektin batutë dhe surprizë, e ka luajtur historikisht, tani që është Kryeministër e luan edhe më shumë, shprehja e tij më skandalizon, qentë të lehin karvani ecën përpara, kjo më duket e tmerrshme, por se çkam një parandjenjë që njerëzit e thjeshtë e pëlqejnë. U kujton kohën e dikurshme, e mendoj se kemi të bëjmë me një operacion komunikimi të mirëfilltë që mundohemi ta anashkalojmë.Rama ka një kulturë kontinentale, është njeri që ndjek politikën në Francë dhe ka këshilltar Tony Blair, kombinimi anglosanksion, operacion komunikimi i mirëfilltë, vetë Rama sikur për një moment të ulet në errësirë do të na e bënte me sy, në errësirë pa kamera, pjesë e teatrit.

Rakipi: Përse zoti.Çili, jeni një njeri i rëndësishëm, përse Rama nuk do të rizgjidhet kryetar i PS kur ai fiton?

Çili: Unë në këtë debat sjam as si grup inters, jam si një lloj aktivisti liberal dua ta shoh qeverisjen nga pikëpamja sa liberale është në funksion të publikut, referendumi i PS më ka lënë indeiferent, më duket nga ato çështjet formale që kanë pak interes për publikun  e gjerë, referendumi është formë teknike. Një parti që fiton zgjedhjet nuk duhet të ketë zgjedhje të kryetarit se është nonsens, po përpiqemi ti shmangemi partisë, jo të na futet në shoqëri, të imponohet. PS ka dalë me Edi Ramën, ka fituar zgjedhjet, ka disa ngërçe statutore, punë e tyre, përfshi edhe në veprim retroaktiv, efekt prapaveprues.

Rakipi: Pse ju mendoni, ai do të rikonfirmohej me 99 përqind të votave, pse nuk ka pranuar?

Çili: Nuk e di, nuk e kam idenë, nuk ka kuptim edhe të shërbëjë në jetën tonë politike, preçedent.

Rakipi: Kush njeh ekesperiencë në botën perëndimore, demokraci liberale?

Çili: Është pa kuptim.

Bushati: Çili ka hall mos të shqetësohet teksa Rama qeveris.

Çili: Logjika është në interes public, partitë mos ti imponohen shoqërisë, nuk ka kuptim që të votohen. Socialistët kështu duan.

Bushati: Nëse Rama na qeveris gabim ka të keqe që 20 përqind ti dalin kundra, po ai nuk lë zgjedhje, ky është problemi siç nuk pranon kritikën time ose të Çanit, siç nuk pranon mediat që i ka blerë të gjitha, tani nuk pranon edhe një zë kundër në parti dhe ky është problem sistemi, nuk po qajmë hallin e PS.

Çili: Është anormalitet sistemi që partitë të organizohen si sudna, që kryetari i partisë, një grup më i vgël të votojë kur ka votuar një grup më i madh, kjo është mënyrë oganizimi ka preçedentë të tjerë. është punë e PS. Është një lider i votuar më gjerë se PS, është budallallëk të bësh zgjedhje kur kKryeministri është në pushtet, është fitues i zgjedhjeve dhe ka qenë budallallëk.

Bushati:  Është budallallëk më i madh se po bëjnë referendum, kjo të duket idiotësi, po referendumi?

Çili: Është mënyrë teknike.

Rakipi: Është moment interesant, zoti.Rama potë votohet fiton dhe ndoshta thellë rilindje plus ajo pjesë e partisë së vjetër, pse ai nuk do të votohet?

 Qori: Ta nisim me analogji, të mbash referendum është si në zgjedhje të përgjithshme të shtrosh pyetjen dhe tu thuash të bëjmë zgjedhje në  20017 apo ti shtyjmë në 2020?  Zgjedhjet në PS është e rëndësishme ti diskutojmë, pse janë katandisur partitë, se ka apo nuk ka zgjedhje asgjë nuk ndryshon.Të gjitha partitë nuk përfaqësojnë as interesin e gjerë publik, emëruesi i përbashkët, as përfaqësojnë interesat  e masave shoqërore, partitë prej dekadash përfaqësojnë anëtarësinë e ngushtë dhe kanë burokraci që në bashkëpunim zgjedh kryetar atë që do ti sigurojë partisë pushtetin, me të marrë pushtetin, nisin me favorizime, privatizime, konçesione, bashkëqeverisin me oligarkinë ekonomike. Dy faktorë bashkëqeverisës kam parë edhe tezën e Lubonjës, ato bashkëqeverisin, janë njëlloj të fuqishme, me oligarkinë ekonomike, financiare e burokratike. Zgjedh atë figurë që i siguron jetëgjatësi, anëtarësia e partisë fiton një vend pune privilegj, bursë në universitet që thotë edhe këta kanë interes.  Në bashkëveprim edhe me oligarkinë ekonomike ndajnë plaçkën publike, burokracia zgjedh zotin.Rama se që në 2005 mendoi se ishte figura që do ti sillte në pushtet. Sot burokracia preferon zotin.Rama është figura që do ti mbajë akoma edhe më gjatë në pushtet, në këtë kupim nuk ka rëndësi bëhen zjedhje apo jo, Rama është i sinqertë kur thotë jemi në pushtet, ne jemi për të bërë, grabitur plaçkën publike. Ju po përfitoni përse ju duhen zgjedhjet? Në këtë kuptim Rama është i sinqertë. Blushi përfaqëson një pjesë të burokracisë, është i pakënaqur, idetë e tij shkojnë përtej pakënaqësisë, te Blushi kemi edhe teza interesante kur thotë se socialistët kanë mbetur pa punë, në atë administratë as konkurohet, as merret me meritë.

Rakipi: Blushi thoshte, dua të flas, jam në anë të shumicës, jam shumicë e tulatur që nuk flet, mund të mos jetë kështu, a ka të drejtë ta thotë, në këtë pikpamje:

 Qori: Zoti. Rama nuk ja lejon të zgjidhet.

Çani: Tani le të jemi.., të paktën mos të kalojë disa limite, po çtë keqe ka se dhe pjesë janë të parëndësishme të bëhen, rama publikisht tha po është gabim. Edhe tani  themi është budallallëk të bëhet ska kuptim, mos e bëni as referendumin.

Çili: Partitë kanë funksion vetëm për komunistët, partia është gjithçka. Në demokraci kanë një qëllim të vinë në pushtet për të realizuar qëllimet e tyre.

Qori: Le ta heqë anëtarësia Kryetarin.

Çili: Një aprti politike që ka qëllim për idetë pushtetin, ka imperativ kryesore të fitojë në zgjedhje, Rama e ka realizuar, të tjerat janë dytësore, me këtë preçedent po futet një standard progresist dhe e modernizon, është nonsens zgjedhja.

Qori: Të bëjë Rama një parti të re dhe të fitojë zgjedhjet.

Çili: Është situatë paradoksale, po të humbë zgjedhjet duhet të bëjë një Kryeministër tjetër.

Qori: Partitë politike janë të vdekura, diskutimi është kot, Blushi po shpërfaq faktin që partitë kanë vdekur, ajo parti ka vdekur.

Rakipi:  Më shkruajnë sms, thuaj Çilit që edhe në kohën e xhaxhit kishte zgjedhje në parti, në kohën e shokut Enver po kishte zgjedhje, kishte procedurë, ky pse nuk zgjidhet?

Çili: Kundër logjikës, o nuk ka kuptim?

Rakipi: Fenomeni Blushi e rrezikon partinë, e rezikon Ramën, në të gjithë Kongresin pamë një alarm të ngritur me kujdes afër Edi Ramës që Blushi duket rrezik i madh i kësaj partie, ç’është mendimi juaj?

Bushati: Ka dy shkallë, se sa e dëmton Blushi Ramën, në shkallën e parë nuk i merr deputetë. Unë jam nga ata që dhe po të bëhej garë them se Rama fitonte, nuk përbën rrezik numrash. Ajo që bën rrezik duke future në  forcën politike idenë, guximin për të thënë disa gjëra që nuk ja thotë njeri. Blushi na ofron një pasqyrë për të parë Kryeministrin e vertetë, fakti si e bëri këtë për statutin, vërtetë Rama fitoi me numra dhe në Kongres, dukej që ishte një sallë pro Ramës por e bëj Ramën të prishë rregullat, duhet të shpikë një propagandë, të prishë regullat se për këtë biem dakord, rregullat që i përgjigjen situatës së re dhe kanë fuqi prapavepruese. Në një farë mënyre e vjetëroi Ramën mendoj unë, kam bërë një paralelizëm edhe te Rama me Fatos Nanon para se Nano të humbiste pushtetin,  nja 60 vota mori kur doli kandidat alternativ, në 2003 ishte në rolin e  delfinit se ku çalonte pushteti, Blushi po bën të njëtën gjë, një mënyrë. Po bëhet zëri i brendshëm si ec, e tregonte edhe filmi se ku po dështon në mënyrë të njëpasnjëshme zoti.Rama. Ky është interesi publik, po ti shtonim që edhe bashkë me këta Blushi ka një paketë propozimesh që janë interesante, që na tregon se Partia Socialiste që u fut në fushatën e 2013, u fut me antiberishizëm, duke dënuar korrupsionin, arrogancën dhe me një tezë me një propozim për më shumë barazi sociale dhe ngushtimin e diferencave mes të pasurve dhe varfërve dhe Blushi ja ka kapur dhe i thotë na ke mashtruar mua dhe shumë shqiptarë se nuk po i mbron.

Çili: Zoti. Blushi  është në të drejtën e tij kur thotë të organizohen zgjedhje, por kur vjen te programi mendoj se janë dy gjëra, sa më shumë socialistë për pakënaqur aq më mirë për interesin publik, në vend që ta komplimentojmë Ramën që i ka mbajtur larg administratës.

Bushati: I ke me dokumenta emërimet e Taulantit, Koços, i kemi me dokumente.

Rakipi: Të gjithë mesazhet me drejtohen për ju, kryetarin e partisë e zgjedh anëtarësia dhe kryeministrin e zgjedh populli. Thotë se në dy vende europiane partitë dhe anëtarësia e heqin Kryeministrin.

Çili: Më intereson modeli me i përparuar, modeli anglosankson, sa më shumë socialistë të pakënaqur aq më mirë për interesin publik, ai ka  sakrifikuar, duhet të mbështetet nga ne, opinioni publik.

Bushati: Të gjithë ata që e kritikojnë Ramën janë xhelozë, Blushi mund të jetë smirëzi që nuk kap dot lartësinë e liderit.

Çili: Retrograde kundër interesit publik, kthim prapa programi i Blushit, duam nuk duam ne Rama ka kapur rrugën e tretë, rruga e dytë është regresive.

Qori:Ku po kthehete, në cilën fazë?

Rakipi: Fare shkurt për referendumin, zoti. Çani a është një shpikje e Ramës, dini gjë?

Çani: Është një ngërç, unë jam totalisht kundër mbajtjes së referendumit do të harxhohet energji brenda sektit, janë sekt jo parti, këtu është një grup njerëzish edhe tani që bëhen aëntarësimet kudo jo vetëm në PS. Janë ca hallexhinj ditëzinj, thotë të fusim vajzën, çunin, të kapim ndonjë gjë, bëhet fjalë për një copë bukë. Ato anëtarësimet e reja që po shiten sikur ka dyndje është teatër i neveritshëm, unë e shoh dhe e heq. Rama me këtë që po bën do të ketë pasoja pak më vonë brenda të vetëve, jemi 1 vit para zgjedhjeve se palët janë të tërhequr, Blushi duket i vetmuar por nuk është, fjala  e Blushit peshon shumë, dhe pse shqoëria është e prapambetur, njerëzit kur dëgjojnë Blushin e kthejnë kokën, nuk është indifferent. Këtu bashkohem me Çilin, mënyra sesi ai e bën kritikën në publik e ndihmon një shoqëri, është model për njerëz që kanë fuqi që të heqin prangat e sektit dhe të thonë jo, nuk vazhdoj dot më me këtë sekt, ose do vazhdoj ose do iki, e respektoj Blushin.

Çili: Përmbajtja  është e kundërt, ai do partinë. Blushi është profesionist, është retorist, një pjesë e spektrit politik që ka mbetur jashtë, që se do këtë avancim ose ecje në drejtimin që po bën Rama, ka të drejtë të përfaqësohet. Fakti që Edi Rama nuk pranoi të shkojë në votim qoftë formalisht e ka lartësuar figurën e Blushit jo brenda sektit por në opinionin public, në mijëra shqiptarë që nuk janë pjesë e partive që e ndjekin si spektator, ne në këtë vend të kishim sondazhe të besueshme të opinionit publik, jam i bindur po të votohej Blushi do të dilte në shumicë në shoqëri. Por nuk ka sondazhe, siç bëhen sondazhet që del Hollande dhe i kanë rënë kuotat, një skandal dhe nuk del ta përgenjështrojë, janë sondazhe të besueshme dhe ne duhet thënë se vuajmë nga kjo gjë. Do të bëjmë hamendësime, të hedhin fall se çmendojnë njerëzit për Blushin, Edi Rama që është Kryeministër që ka fuqi, refuzon të bëjë zgjehdje.

Qori: Pse nuk pranon zgjedhje dhe pse i fiton, mendoj se i përzgjedhuri, udhëheqësi absolut, Ramën e bezdis edhe sfida, fakti që do të tërhiqet në debati. Zoti. Blushi bën si naiv por do ta çojë në zgjedhje në këtë mënyrë shpërfaq kalbjen e partisë së vet, Rama nuk do debat me askënd edhe riskut të fitojë me 90 përqind cënohet autoriteti.

Rakipi: Puna që ka bërë Rama deri sot e thënë nga një njeri brenda partisë e dëmton zotin.Rama, një fasadë të madhe të tij?

Qori: Në debatet e mundshme do ta denonconte Ramën ballë për ballë, Blushi-Ramën nëse do të kishte zgjedhje do të kishte ballafaqim, nuk do ti shërbente për të fituar brenda partisë por për të ngritur mbështetje masive.

Çili: E zëmë se ska as kandidat, bëjmë një pyetje logjike, ska kandidat, nuk është i interesuar.

Rakipi: Nëse nuk do të ishte Blushi do të kishte një kandidat tjetër.Zoti.Bushati, PS dhe rilindja e thamë, pak muaj për të shkuar në zgjedhje çështë, çka mbetur? Çështë PS sot dhe çështë rilindja, duket si masë fizike që ka ardhur dhe ka pushtuar pushtetin, thjesht qeverisjen. Po përmbyllet 4 vjeçari dhe rilindja duket si një tallje ndaj nesh, Bushat?

Bushati: Tani kjo është nga pikat që unë nuk kam qenë dakord me Blushin, nuk shoh vijë ndarëse çështë rilindje dhe PS, Blushi e ka bërë për arsye taktike se u fut në garë, nuk thoshte dot që jeni një trup i kalbur që i bëni keq shoqërisë, i duhej një artificë, një pjesë është rilindja dhe që po sundon në një trup të shëndoshë që është PS. Është e gjitha një trup i kalbur dhe skemi diskutime. Për rilindjen skam pasur asnjë iluzion që para zgjedhjeve jo tani që e kemi me fakte çfarë po prodhon, rilindja është si teza e 2009 që Rama donte në fillim të dilte me një fabul që thelbi ishte hiç po butaforia ishte e madhe, sjam politikani tipik jam njeriu që do të punoj për shqiptarët që siç thoshte Hitleri: Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq më shumë zë vend te njerëzit. Një herë fabula e 2009, njëherë fabula e rilindjes. Kush ka rilindur sot me Edi Ramën Kryeministër, po të shikoni nga njëra anë kanë rilindur klientë të bashkisë së Ramës 2001, 2011 dhe nga ana tjetër kanë rilindur gjithë klientët e Berishë se janë ricikluar që janë bërë aleatët më të mëdhenj, klientët e Bashksië së vjetër dhe klientë të Kryeministrit. Askush ska lindur në këtë Shqipëri, faktet janë të panumërta.Rilindja, një shqiptar që ulet të shohë lajmet e darkës e shtyp te TV.Klani që e ka agresuar me Berishëm mrekulli e kombit dhe sot i bën furçë Kryeministrit. Thotë në çfarë Republike jetoj dhe kush po tallet me mua dhe çduhet të bëj pas kësaj?

Rakipi: PS dhe rilindje, keni 3  vjet që e dëgjoni. Me vonesë kjo rilindja e Ramës, a mos po tallet me ne?

Çani: Unë nuk do e merrja thjeshtë nuk është tallje. Ky është një term i menduar nga këshilltarët e tij unë vazhdoj të mendoj se fjala ka rëndësi në politikë dhe mendoj që nuk e di sesa janë indinjuar  shqiptarët fakti që u votua bashkë me LSI.

Rakipi: A është rilindase Harito, Nikolla, Veliaj?

Çani: Po kanë sakrifikuar 8 vjet për të ardhur në pushtet për ambiciet e tyre personale politike, grupeve që përfaqësojnë deri këtu nuk shoh asgjë të keqe.

Bushati: Sakrificë e quan ti? Unë e quaj pjesë të kastës, ska ndonjë sakrificë të madhe, po bën Lul Basha e shihni të skarifikuar është më mirë se 2 milion shqiptarë.

Qori: Qëllimet janë të bëjnë plaçkë, spo bëjnë sakrificë. Të bësh plaçkë për një gjë që stë takon. Në burg shkojnë ato.

Çani: Këta janë rilindas deri në momentin që skanë asnjë fuqi përballë që ti rezistojë që opozita ka mbeldhur në mitingje, ka qenë 30 minua dhe ka ikur  shoqëria civile e pakët në numër, përleshet me policinë te parku, deri që Erjon Veliaj thotë që në 1 qershor do bëhet parku, derisa nuk ka rezistencë këta janë fitues. Data sot është para 1 prillit , unë mund të jem kundër bile kam arritur që kam thënë mos e votoni se është mashtrues dhe sjam krenar. Si i ftuar e bëj, nuk duhet ta bëja prapë po ta them asnjë iluzion nuk kam unë, qesh se i njoh nga afër fatkeqësi dhe e di sa mashtrues janë, kam pirë, kam ngrenë jam i kthjellët edhe pse këta në sytë e mi janë mashtrues arritën të bindin shumicën e shqiptarëve ti votojnë, i votuan prapë në 2015, na hodhën në koshin e plehrave. Jam krenar se shumica vendosi të votojë rilindasit, nëse ti mendon që gjërat do të ndryshojnë për mirë nëpërmjet mediave gaboni rëndë, e vetmja mënyrë janë rruga, janë njerëzit që i bashkojnë një kauzë. Nëse nuk ka presion, fuqi nga njerëzit edhe këto media të kapura do kthejnë kokën nga njerëzit. Ose do të rrëzohen bashkë me ata që mbrojnë. Nëse Arlind Qori me kolegët e tij do të shkojë te parku që po hedh beton Veliaj është tmerr, është krim. Bashkë e bëjnë.800 mln lekë të vjetra e di sa nevoja ka ky vend, në këtë moment këta janë një fuqi e pakundërshtueshme, rruga është bosh, njerëzit janë pak, shumica është dakord me rilindasit. Unë kam neveri, sdo të thotë se përfaqësoj realitetin, rilindasit sot janë të fuqishëm, ky është populli i rilindasit.

Qori: Nëse rivalët e vetëm janë PD, kushdo të ishte i fortë ka një potencial pakënaqësish dhe ka humbur shpresa, funksionojnë partitë duke ngjallur shpresë të rreme, ka shumë që skanë shpresë, edhe ata që e votojnë PS e votojnë për historinë, për inat të palës tjetër, se votojnë se indentifikohen me programin e tij. Gjatë vitit të shkuar kemi luftuar kundër ligjti të arsimit të lartë dhe kemi folur me shumë njerëz edhe votues të PS por ishin kundër një ligji të tillë, mbase nuk do të votonin për PD, por ta sqaroj thelbin, do të ishin kundër, ishin të gatshëm të bashkoheshin me lëvizje të pavarura të partive dhe do ta shihnin me ndershmëri. PS, LSI, PD nuk ngjallin shpresë tek masa, nuk shoh të entuziazmohet kush. Askush nuk e beson rilindjen.Luajnë me idenë e së keqes më të vogël, çdo opozitë thotë më votoni se jam e keqja më e vogël.

 

(marre me shkurtime)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?