2 të vrarë në Vlorë, qëllohen me breshëri kallashnikovi në makinën në lëvizje
Nuk ka të ndaluar vrasjet në vend.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre.
Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, se kush janë viktimat apo autorët, ndërsa është bllokuar rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja.
Ndërkohë është gjetur dhe një mjet i djegur në afërsi të Levanit, që dyshohet se u përket autorëve.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve

KOHA JONË SONDAZH

