Të zgjedhur nga PS apo nga krimi?

Kur vetëm një zyrtar i lartë del me precedent penalë kjo mund të jetë një rastësi, por nëse numri rritet çdo muaj me 3, 4 dhe më shumë atëherë kemi të bëjmë me fenomen. Kjo po ndodh me emrat e Partisë Socialiste që fituan në zgjedhjet moniste të 30 qershorit wshtw katastrofike pwr demokracinw. Fillimisht u denoncua emri i Valdrin Pjetrit në Shkodër, një zyrtar i lartë në disa detyra shtetërore, që nuk kish deklaruar një dënim gjatë kohës që ishte emigrant në Itali. Më pas në listë doli i emri i Agim Kajmakut. Kryebashkiaku i Vorës, derisa pa dalë dokumenti që tregonte ishte dënuar në Greqi, betohej si njeriu më i ndershëm në Shqipëri dhe mallkonte Partinë Demokratike se po i binte më qafë kot. Kur letrat u hapën, njeriu që Edi Rama dhe PS e mburrnin si modelin e suksesit të Rilindjes u zhduk nga zyra bashkë me vulën e kryetarit. Çuditërisht ende sot është në kërkim policor dhe ka humbur nam dhe nishan. Emri i tretë është ai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, i cili sipas dokumenteve të publikuara nga PD ka qenë i dënuar në Itali. Listës me kryebashkiakë problematikë iu shtua këto ditë dhe ai i Mallakastrës, Qerim Ismailaj. PD-ja publikoi dokumentin që tregon se gjatë vitit 2000 ai është dënuar në Greqi për veprën penale të plagosjes. Fillimisht Ismailaj deklaroi se PD-ja mashtronte dhe se nuk kishte pasur kurrë probleme penale në Greqi, por pas publikimit të dokumentit deklaroi se “nuk mbante mend të ishte dënuar”. 4 kryebashkiakë me probleme me ligjin në pak muaj është një shifër e lartë dhe alarmante. Ajo çfarë është edhe më shqetësuese ka të bëjë më faktin se këta nuk janë të vetmit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi dje se janë dhe dy kryebashkiakë në Qarkun e Dibrës që kanë precedentë penalë. Bardhi nuk përmendi emrat, por tha se shumë shpejt, sapo dokumentet të konfirmohen, do të publikohen të dhënat. Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaron se veç kryebashkiakut të Mallakastrës ka edhe emra të tjerë në bashkitë e jugut me probleme serioze me ligjin. Në PD nuk japin shifra, por numri i kryebashkiakëve me probleme ligjore pritet të jetë edhe më i madh. Duke parë listën e gjatë të emrave që i shtohen grupit të kryebashkiakëve me precedentë penalë, nuk dihet nëse kandidatët për zgjedhjet moniste të 30 qershorit janë zgjedhur nga Partia Socialiste apo krimi? Justifikimi i PS-së ndaj skandalit me zgjedhjen e të dënuarve është se çdo kandidat mban përgjegjësi personale dhe nuk është detyrim i partisë. Sigurisht, askush nuk beson se Edi Rama mori në dorë listën e kandidatëve dhe zgjodhi me kujdes vetëm ata emra që kanë qenë të dënuar. Por problemi shkon përtej qëndrimeve personale dhe deklaratave politike të Edi Ramës. Edhe nëse Edi Rama nuk ka dijeni, emrat problematikë kanë arritur deri në tavolinën e tij me lobim dhe sponsorizim të drejtuesve të PS, anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të plotfuqishëm në PS në rrethe. Nëse kryeministri nuk ka pasur dijeni për të kaluarën atyre që po i jep mbështetjen e partisë, sekretari i PS-së dhe gjithë drejtuesit e tjerë sigurisht e kanë ditur se cila ishte e kaluara e kandidatëve. Në këtë mënyrë, justifikimi se PS nuk mban përgjegjësi, nuk vlen. Edhe nëse nuk kanë përgjegjësi personale për emrat që kanë kandiduaar, kanë patjetër përgjegjësi politike. Arsyet që kanë kandituara emra të tillë në 30 qershor nuk janë politike. Të gjithë të përzgjedhurit e PS e kishin të sigurt fitore dhe në këtë gjasme fushatë nuk kishte nevojë as për njerëz të fortë, as për biznesmen dhe as për kandidatë që kishin ndikim në zonat e tyre. Fitorja ishte në xhep që pa u hapur kutitë e votimit dhe ata që kanë dalë garant për emrat në PS, kanë dhe përgjegjësi për të kaluarën e tyre.

Por në PS drejton Rilindja dhe ajo ofron të tillë kategori.

SHKARKO APP