Teatri, opozita do bëjë “Kuvend” në Vlorë
Në seancën e kësaj të enjte, mazhoranca do të votojë e vetme dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin bashkë me ndryshimet ligjore, ndërsa opozita do të mblidhet në Vlorë, aty ku do të zhvillojë ”Kuvendin” me saj, me akuzat e lidhjes së qeverisë me krimin.
Dje dy krerët e grupeve parlamentare PD-LSI, përmes një shkrese i kërkuan kryeparlamentarit që të mos përfshijë në rendin e ditës votimin e ndryshimeve ligjore për Teatrin por vetëm miratimin pro të dekretit presidencial, i cili sipas opozitës rrëzon automatikisht ligjin aktual.
Ligji për Teatrin u shqyrtua dy ditë më parë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ku u vendos, sipas rekomandimit edhe të Komisionit Europian, të hapet gara për të gjithë operatorët për ndërtimin e një teatri të ri. PD kërkoi dje që të shtyhet data e votimit të ligjit për Teatrin.
KOHA JONË SONDAZH

