Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teatri, zonë e mbrojtur që në 2000, Vasili: As Rama dhe askush pas pushtetit të tij nuk do i shpëtojnë drejtësisë

Politikë E mërkurë, 20 Maj 2020 14:43
Teatri, zonë e mbrojtur që në 2000, Vasili: As Rama dhe askush pas pushtetit të tij nuk do i shpëtojnë drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se hapësira e Teatrit Kombëtar është shpallur zonë e mbrojtur që në vitin 2000.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe paligjshmëria, dhuna ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës dhe çdo norme që e shoqëroi, sigurisht e ka vën Shqipërinë në udhëkryqin më të rëndë, me të cilin ajo është ndodhur ndonjëherë.
Sot Ramët, Veliajt dhe Ballët me kompani, tani së fundmi dhe Balla, arkitekti Balla na shpjeguan që teatri ishte nje tallash, që ishte një objekt pavlerë e të tjera e të tjera. Jemi këtu që të themi të vërtetat e mëdha, të cilat Taulant Balla me urdhër të Edi Ramës, të vërteta të cilat kanë të bëjnë edhe me historinë e vetë PS-së. Si është e vërteta? Me VKM me numër 180 të vitit 2000 të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Meta në atë kohë, Këshilli i Ministrave ka bërë vendimin për të shpallur ansambël dhe monument kulture të aksit kryesor të qendrës historike të Tiranës.
Harta shoqëruese e këtij vendimi është kjo hartë (Harta) të nderuar qytetarë dhe këtu të rrethuar me të verdhe me numër 32 është objekti i Teatrit Kombëtar të shembur nga vandalët Rama-Veliaj-Balla e të tjerë.
Me qenë se arkitekti Balla, arkitekti Rama dhe arkitekti Veliaj, 3 të pashkollë që po u tregojnë tallashin e Teatrit Kombëtar shqiptarëve po u them që Europa Nostra dhe komisionerja për kulturën në BE, Gabriel e njohin më së miri dhe e kanë konsideruar si konument të rrezikuar që duhet mbrojtur dhe kanë kerkuar të mos merret kurrë një vendim i tillë i pakthyeshëm, si ky vendim, më i poshtri që mund të jetë marrë ndonjëherë. Po a ka një shqiptar që mendon se ka të drejtë arkitekti Taulant Balla dhe nuk ka Europa Nostra, ku ekzistojnë figura të shkëlqyera të artit, personalitete politike. Po a ka ndonjë shqiptar që beson Taulant Ballën, Toyota Yaris dhe nuk beson komisionerin e Bashkimit Europian Gabriel? Nuk ka asnjë shqiptar të tillë të nderuar qytetarë. Megjithatë në fund të fundit, fillim-mbarim kjo është një aferë e cila provon rrënimin total të shtetit ligjor, rrënimin e drejtësisë shqiptare, shuajtjen e çdo iluzioni të shqiptarëve tek shteti ligjor të cilin kishte detyrim të ngrinte kjo qeveri e cila përkundrazi e rrënoi. Shqiptarët dinë shumë mirë se si u shemb pa ligj, se si nuk lëvizi gishtin për tu trajtuar çdo lloj ankim legjitim se si në mënyrë banditeske dhe hitleriane u ushtruan të gjitha veprimet. Megjithatë të nderuar qytetarë, të gjithë përgjegjësitë kanë emër dhe mbiemër, pra çdo përgjegjësi ka emër dhe mbiemër, ka një listë përgjegjësish për këtë çështje, të cilët e kanë shkelur dhe dhunuar ligjin me ndërgjegje të plotë në funksion të aferës kriminale, korruptive, hajdutërore dhe ç bërjes së zemrës së Tiranës nga kryeministri.
Kjo listë të nderuar qytetarë kryesohet nga Edi Rama, pasohet nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe më tutje janë të gjithë anëtarët nominalë të këshillit bashkiak, është inspektorati i ndërtimit i cili shkatërroi dhe vuri fadromat mbi Teatrin Kombëtar, që nga drejtoresha dhe deri tek ata që kanë firmosur, është inspektorati i ndërtimit që ka bërë ekspertizën pa shkuar në vend, por i telekomanduar nga Edi Rama, pra një ekspertizë të falsifikuar, e më tej policia dhunuese, e cila me armë ka dhunuar artistët dhe ka lejuar e ka mbrojtur fillimin e shembjes, ndërkohë që njerëzit ishin brenda. Policia gjithashtu me dhunë, si në këto pamje që shikoni, ka vënë këpucën mbi fytyrën e qytetarit. Pra një këpucë e bërë pis, një këpucë e qelbur është vënë mbi fytyrën e qytetarit të thjeshtë, pa asnjë interes personal, por thjesht vunë zemrën për mbrojtjen e një objekti të trashëgimisë kulturore, që bashkë me shembjen e tij po tregon dhe shembjen e shtetit ligjor. Këta persona që shikoni ka emër dhe mbiemër, kanë edhe fytyrë, janë edhe të fotografuar, edhe të filmuar dhe asnjë ligj nuk iu ka lejuar që nga 15 njëherazi të hidhen me egërsi dhe tërbim mbi qytetarët. Ashtu sikurse gazeta austriake derStandard thotë si naziski. Por çfarë pandehin këta naziskinj, që nuk i njeh populli? Po i njohuím që të gjithë. I kemi evidentuar dhe po i evidentojmë me një kujdes të jashtëzakonshëm për të mos harruar asnjë detaj, asnjë emër, asnjë fytyrë cilado qoftë dhe për t’u përgjigjur deri më një.
Do të përgjigjen edhe të gjithë ata civilë të paidentifikuar që kanë ngritur grushtin dhe kanë bërë të fortin në mes të sheshit, sepse i mbron Edi Rama. Por edhe të gjithë ata policë mercenarë ngado që kanë ardhur, pasi ka informacione shumë të dyshimta dhe për këtë çështje, që nuk kanë numër identifikimi.Të gjithë ata janë mercenarë, kriminelë në duart e një krimineli. Për fat fytyrat e tyre janë të evidentuara, të fiksuara tashmë, ndaj kjo listë e plotë me emra dhe mbiemra dhe vënë në veprim nga kryeministri Edi Rama secili prej tyre mori përsipër këtë përgjegjësi të thyerjes së ligjit në emër të aferës mafioze, kriminale të Edi Ramës, atëhere le të marrin të gjithë përgjegjësi nga më i pari tek më i fundit.
Ka 0 mundësi që ti shpëtojnë kësaj përgjegjësie por këto 24 orë nuk do t’iu ndodhë asgjë sepse janë akoma në pushtetin e Edi Ramës, por të nesërmen e mbrapa kjo është një përgjegjësi e hapur shumë e rëndë ligjore të cilës nuk i shmangesh dot dhe do japin përgjigje një për një, të gjithë qytetarët do të jenë atje dhe në protestën e sotme të orës 17:30 kemi evidentuar dhe të gjithë postblloqet e policisë që pengojnë qytetarë nga e gjithë Shqipëria që vijnë të protestojnë për këtë që ka ndodhur dhe njëherazi po iu them publikisht që akti normativ që ka lidhje me pandeminë dhe Covid19 ka rënë.
Këtë akt e rrëzoi me 17 Maj Edi Rama kur mijëra polic sup më sup u lëshuan tek teatri kombëtar.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Këta akt e ka rrëzuar kryetari i bashkisë së Tiranës që përqafon dhe puth të moshuarit të cilët duhet të ishin ata që duhet të izoloheshin më shumë se çdo njeri tjetër dhe u izoluan sipas aktit normativ e të tjera veprime me rradhë pra aktin normativ e kanë rrëzuar po vetë mijëra polic me 17 Maj dhe puthjet publike të kryetarit të bashkisë.
Pas kësaj akt normativ nuk ka më as nga pikëpamja shkencore as nga pikëpamja shtetërore.
Kushdo që vazhdon të mbrojë këtë akt normativ është thjeshtë dhe vetëm bashkëpunëtor në krim.
Drejtësisë shqiptare i bëj thirrje që nga SPAK-u e Prokurorisë së Përgjithshme të fillojnë përveç aferës së teatrit që është një aferë kriminale, të fillojnë hetimin dhe ndëshkimin për përhapjen dhe për ato që kanë bërë më pikërisht aktin e tyre normativ duke lejuar dy standartet një standart për vete më mijëra njerëz të grumbulluar që janë të gjithë horrat që do të sulmonin teatrin dhe një standart tjetër për qytetarët e thjeshtë të cilët nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të marrin pjesë në protestë.
Praktikisht shteti ligjor ka rënë, të gjithë duan të shkulin çdo rrënjë dhe çdo identitet dhe do të jemi të gjithë së bashku në mbështetje të protestës së Aleancës për Teatrin pa bërë asnjë hap pas pasi një hap pas është gremina.
Asnjë shqiptarë nuk do që të bjerë kurrë në këtë greminë që ka përgatitur Edi Rama ndaj dhe nuk mund të bëjmë qoftë dhe një hap të vetëm pas.
Ju faleminderit të gjithëve!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 18 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 54 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 55 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.