Tedi Blushi: Çmimi marramendës i naftës po rrënon ekonominë dhe turizmin në vend

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me të dhënat e Doganave mbi rënien e konsumit të karburantit në vend.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan: 

Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës🛢📉
Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.
Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.
Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

SHKARKO APP