FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për Chris LaCivita: Turist që vjen për të marrë para!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën ditën e sotme lidhur me strategun i PD-së për fushatën, amerikanin Chris LaCivita.

Rama e cilësoi LaCivitën si turist që vjen në Shqipëri për të marrë para (dollarë): “Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur. Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin.
Po na vjen dhe sherifi! Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë! Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama ditën e sotme në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?