Tedi Blushi prezanton 16 propozimet e Partisë së Lirisë për shëndetësinë

Partia e Lirisë zhvilloi sot një tryezë të posaçme për çështjet e shëndetësisë, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi, si dhe mjekëve dhe ekspertëve të fushës, ku u diskutuan problematikat aktuale të sistemit shëndetësor në vend dhe u prezantuan propozime për përmirësimin e tij.

Në fjalën e tij, Blushi prezantoi një paketë me 16 masa të Partisë së Lirisë, të cilat synojnë, sipas tij, rritjen e financimit në shëndetësi, përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e sistemit publik.

Ai deklaroi se, “shëndetësia në Shqipëri përballet me probleme serioze strukturore”, duke theksuar nevojën për reforma dhe rritje të investimeve publike në këtë sektor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blushi propozoi dyfishimin e pagave për mjekët dhe infermierët, rritjen e buxhetit për shëndetësinë në 6% të PBB-së, si dhe zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është e domosdoshme të ndalet largimi i mjekëve dhe infermierëve dhe të krijohen kushte më të mira pune dhe financimi në sistemin shëndetësor publik”, u shpreh Blushi.

Ai propozoi gjithashtu masa për përmirësimin e furnizimit me barna, forcimin e sistemit të referimit, si dhe rritjen e transparencës në menaxhimin e fondeve publike në shëndetësi.

Ndër prioritetet e përmendura ishin edhe forcimi i shërbimit parësor, decentralizimi i sistemit shëndetësor dhe hartimi i planeve kombëtare për sëmundjet me vdekshmëri të lartë.

Në fokus të diskutimeve u vendos edhe përmirësimi i trajtimit të pensionistëve, përmes mbulimit më të gjerë të barnave dhe shërbimeve mjekësore në banesë, si dhe reduktimi i kostove të drejtpërdrejta për qytetarët. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?