FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Telefonatat e para të urimit për Metën nga politikanët e rajonit

Pak minuta pas zgjedhjes si President i Republikës, ka ardhur dhe urimi i parë për Ilir Metën.  Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar kreun e ri të shtetit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndërkohë, urimet nuk kanë munguar edhe nga politikanë të rëndësishëm të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes personaliteteve të para që kanë uruar Metën është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotizas, i telefonoi nga Malta për ta përgëzuar zgjedhjen e Metës si president.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?