Tension/Policia ndërhyn në takimet e Kryemadhit: Do ja çjerr maskën Ramës (VIDEO)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përfshirë në një debat me efektivët e Policisë së Shtetit, pasi është shfaqur pa maskë në takimet me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës. Ndaj Kryemadhit është vënë një gjobë dhe këtë e ka firmosur live.
Kjo është gjoba e dytë që kryetarja e LSI-së, merr për mos mbajtje të maskës në ambiente të hapura. Kryemadhi dëgjohet teksa thotë se më 25 prill, do të jetë shqiptarët që do të gjobisin kryeministrin Edi Rama dhe do ti heqin maskën.
Polici: Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës.
Kryemadhi: Unë jam Monika Kryemadhi, e bija e Ramazanit, 30 mijë lekëshi yt nuk është asgjë përballë kësaj zonje. I trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon
Ndërkohë mësohet se ajo ka shkruar në fletën e gjobës ”T’ia çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve”, shkruajti Kryemadhi.