Tensione në Komisionin e Medias, Noka përplaset me Açkën: Deklaro se je me mazhorancën!
Tensione e debate ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit të Medias.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e komisionit, duke përdorur zhurmues, ndërkohë që Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë debatuar ashpër me drejtuesen e komisionit Flutura Açka.
Më pas, Açka u kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë.
“Deklaro se je me mazhorancën. Këtu ke ardhur me votën e demokratëve, kur të vish me votën e socialistëve…”, i drejtohet Noka Açkës.
Pjesë nga debati
Bardhi: Ngri zërin për të drejtat e opozitës.
Açka: Ulu!
Bardhi: Jo nuk ulem, pa u plotësuar të drejtat e opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

