Tërhiqet nga gara për kreun e PD-së në Kukës, Elezi: Po përdorin listat e Bashës

Pak orë pasi nisën dhe votimet, kandidati për kreun e PD-së në Kukës, Irel Elezi është tërhequr nga gara. Për të listat e votimit të anëtarësisë, nuk përputhen me ato të qershorit dhe se Komisionit i Rithemelimit po operon me listat e Bashës. Manipulimin e garës dhe të listave, ai i rendit si arsyet përse ka dhënë dorëheqjen si kandidat për marrjen e PD-së në Kukës.

Postimi i plotë

Meqënëse ditën e djeshme pas marrjes së listave të votimit të anëtarësisë, kam verifikuar se ato nuk përputhen me listat e qershorit 2021, mbi 200 emra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për rrjedhoje i kërkova grupit të Rithemelimit listat e hartuara nga grupi gjatë procesit riorganizimit pas Kuvendit të datës 11 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata pohojnë se nuk kanë hartuar lista gjatë këtij procesi. Për rrjedhojë këto janë duke operuar me listat e Lulzim Bashës dhe nuk deklarojnë origjinën e tyre.

I kërkova komisionit të ndërpresë procesin që para fillimit dhe të verifikojmë origjinën e këtyre listave. Dorëzova ankimimin pranë komisionit, në rast të vazhdimit te njëanshëm deklaroj: Tërheqjen nga gara për arsye të manipulimit të listave dhe të garës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?