Tërhoqi firmën për ndryshimin e Kushtetutës/Roshi: Do jem pjesë e çdo koalicioni që del kundër Ramës
Deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi, përmes një postimi në facebook, bëri me dije se ka tërhequr firmën nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë. ”Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e opozitës parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit”.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, ndër të tjera në ”Syri TV”, tha se do të jetë pjesë e çdo koalicioni që del kundër kryeministrit Edi Rama.
”Nuk është thjeshtë se bërja e koalicioneve shkon përshtat me partitë e vogla. Jemi në përpjesëtim të drejtë me shkallën e demokracisë në vend. Këta të fuqishmit e demokracisë nuk kanë shumë parime morale per demokracinë. Ne duhet të ruajmë këtë skemë që kemi sot. Nuk është problemi 60 apo 70 parti. Tregu i seleksionon partitë. Por themeli i demokracisë është vota e lirë. Me urdhër nuk mund të bëhen pas 40 vitesh mund ti afrohemi sistemit perëndimor. Partitë e vogla penalizohen nga projekti i heqjes së koalicioneve”.
Roshi sulmoi dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore. Sipas tij marrëveshja ”pas mbledhjes me ditë dhe muaj shkoi atje ku ishte. Të majtën mund ta sfidojmë vetëm me lirinë e votës”.