Tërmeti në Tiranë/ Mbi 50 të dëmtuar në spitalin e Traumës, reagon dhe Veliaj
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu raporton për rreth 50 të dëmtuar dhe nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
“Jemi në gadishmëri me ekipet mjekësore në të gjitha spitalet” u shpreh Manastirliu e cila ndodhet ne spitalin e traumes.
Lekundja me e forte e termetit u shenua rreth ores 03:54 minuta dhe u pasua nga nje sere lekundjesh te tjera.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj njofton se:
Ekipet e emergjencës janë në terren, telefononi 112 për çdo problem. Kryetari i Bashkise Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që për çdo nevojë të telefonojnë në numrat e urgjencës. Teksa thekson se të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë janë në terren, Veliaj kërkon prej qytetarëve që të zbatojnë me kujdes udhëzimet në rast tërmeti. “Tërmeti i forte prane Adriatikut preku gjithe Tiranen.
Ekipet e emergjences jane ne terren! Telefononi 112 per cdo nevoje emergjente.
Zbatoni pa panik udhezimet ne rast termeti! Mbani afer femijet e te moshuarit! #BASHKE ” thekson Veliaj.