Tërmeti, Presidenti Meta flet për mediat e huaja: Po punojmë për të tejkaluar këtë tragjedi
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, të pranishme në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin.
Meta në fjalën e tij tha se po punohet për të tejkaluar këtë situatë të tmerrshme.
“Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzish të pafajshme. Janë shumë familje që kanë nevojë për shërbime. Jemi duke punuar për të kaluar këtë situatë të rëndë. Ne po bëjmë çdo gjë për të garantuar kushte normale, për të pasur sa më pak pasoja nga kjo tragjedi që ka tronditur vendin.”, tha Meta.
Mediat më të rëndësishme botërore kanë raportuar tërmetin 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë, duke raportuar se “vendi i shqiponjave” u trondit nga valë të një tërmeti të fuqishëm.