Tërmeti tragjik në Turqi, Basha: Ngushëllime, lutje dhe solidaritet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 20 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa. Në një postim në Twitter, Basha shprehet ”Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”.

SHKARKO APP