FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Terror në Stamboll. 38 të vrarë dhe 170 të plagosur nga shpërthimi terrorist

Terror në Stamboll. Janë të paktën 38 viktimat e dy atentateve të mbrëmjes pranë stadiumit ”Vodafone Arena” në Stamboll. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Suleyman Soylu ka deklaruar se “dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore”.

Shpërthimet, një shpërthim i madh që u pasua nga një i vogël, ka ndodhur rreth orës 11:00 të darkës me orën lokale (3 pm) pas një loje shumë të ndjekur futbolli në “Beshiktash Vodefone Arena”.

Sipas Soylu, ishte një telekomandë që shpërtheu një makinë bombë për shpërthimin. Menjëhërë pas kësaj, një sulmues vetëvrasës shkaktoi një shpërthim të dytë në Macka Park. Dy vendet e ngjarjes janë më pak se një milje larg

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat turke, kanë bërë me dije, se mes numrit të madh të plagosurve, më shumë janë policë. Raportimet e para, kanë theksuar se kemi të bëjmë me një sulm autobombë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, është thënë se në fokus të sulmit, ka qenë një autobus me policë, të cilët ishin në shërbim për ndeshjen mes Beshiktashit dhe Burasporit.

2p

t1 t2 t3 t4 t5 t6 t7 t8 t10 t12 t14 t15 t18 t19

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?