FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tha të vërtetën për dëmet e tërmetit, shkarkohet pedagogu dhe inxhineri i njohur, Agim Seranaj

Agim Seranaj, inxhinieri dhe pedagogu i njohur është shkarkuar sot nga detyra si Zv/Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Seranaj është një nga ekspertët më të mirë në fushën e ndërtimit që pas tërmetit të 26 nëntorit është angazhuar për vlerësimin dhe riparimin e objekteve të dëmtuara. Lajmi për shkarkimin e tij është publikuar në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kryeministri thotë se Seranaj u shkarkua nga detyra sepse tha të vërteten për tërmetin.

Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha të vërtetën për tërmetin dhe dëmet e tij! Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital! sb Doktor Përshëndetje, po ju informoj për këtë rast. E shkarkuan se kishte shkuar tek rrënojat e Durrësit me studentet edhe po thonte të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij”,- deklaron Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në disa dalje publike në media, Seranaj ngriti shqetësimin si qytetar dhe ekspert i fushës së ndërtimit, se riparimet që po bëheshin pas tërmetit në Durrës, nuk po kryheshin me standarde dhe studim teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?