FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thirrja e Bashës për bllokim, Balla: I papërgjegjshëm

Deputeti socialist Taulant Balla, nga Linrazhdi ka folur lidhur me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha për bllokimin e rrugëve ditën e hënë.

Ai është shprehur se kjo gje të mos merret seriozisht njëkohësisht paralajmëron kreun e PD­së të mos i shkojë në mend të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle.

“Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politikë të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikës nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të kesh frike nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tënd, atë popull që të ka dhënë mandatin për të qeverisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashës dua t’i them se është mirë të mos i çojë ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që ai i hedh si shashka.

Shqiptarët sot kanë nevojë për vende pune dhe kush është kundër Vettingut edhe kundër vendeve të punës së shqiptarëve; kush është për qeveri teknike është kundër ekonomisë së Shqipërisë, çka do të thotë sërish kundër vendeve të punës.

Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkolle apo në spitale.

Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”, ka deklaruar Balla. Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se opozita e bashkuar me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë.

“Duke ruajtur si pishtar, si monument të kësaj lëvizje, çadrën e lirisë, 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin.

Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë, patriotë, të djathtë, të majtë, të rinj, të reja, të moshuar, bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00 në bllokimin total të trafikut kombëtar në gjithë Shqipërinë”, tha Basha mbrëmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?