Thirrja e drejtuesve të UÇK në Hagë. Rexhep Meidani: Një pamje konkrete e “Minishengenit” që u frymëzua nga ministri i Milosheviçit

Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani ka reaguar për thirrjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.

Në një shënim në Facebook, Meidani shprehet se thirrja në Hagë e drejtuesve të UÇK-së duket si një akt i frymëzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili është dhe pasusi i politikës së Millosheviçit kundër shqiptarëve.

“Çudi! Nuk u prit as rezultati i zgjedhjeve presidenciale në ShBA! Përse kaq ngut?!…  A nuk duket kjo si një pamje konkrete e “minishengenit special” me frymëzimin konkret të ministrit të Millosheviçit – sot pasues i zellshëm i atij të fundit në sulmin frontal ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe luftës çlirimtare të tij, të vetë shtetit të Kosovës dhe institucioneve te tij!…”,– shprehet ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?