Thirrja e qytetarëve në “100 vjet kryeqytet”: Rama ik!

Teksa Presidenti, Ilir Meta mbante fjalimin e tij me rastin e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, disa qytetarë kanë protestuar me thirrjet “Rama ik”.

Si për ironi të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ky aktivitet ishte organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë Presidenti Meta gjatë fjalës së tij tha se Tirana u bë qyteti i barrikadave në luftën për çlirim, si dhe lokomotiva e zhvillimit në një sërë fushash.

“Tirana përbën potencialin më të mirë të mendimin intelektual dhe na udhëheq drejt aspiratës euroatlantike. Shoqata “Tirana Intellectum” po bën një punë shumë të mirë në promovimin e kulturës. Ky 100 vjetor është sipari i këtyre festimeve, do të kemi një sërë festimesh gjatë gjithë vitit”, tha ndër të tjera Meta.

Ora News - Thirrja e qytetarëve në "100 vjet kryeqytet": Rama ik!

SHKARKO APP