Thirrja e Tabakut: Na mungon jeta Parlamentare, grupi Bardhi-Berisha t’i rithehet normalitetit
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i bën thirrje kolegëve të saj demokratë që të lejojnë vijimin e jetës Parlamentare në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet në seancat plenare.
E ftuar në “Ditari” në A2 CNN, ajo tha se opozita duhet ta anashkalojë krizën në të cilën është përfshirë. Për Tabakun beteja e kolegëve është e drejtë, por shtoi se nuk beson se rruga e ndjekur deri më tani është e duhura.
“Ne na ndajnë shumë gjëra, por duhet të na bashkojë kundërshtari. Nuk kemi kundërshtar asnjë që është ulur nga ana jonë e Kuvendit. Ne i kemi fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve kur kemi pasur forcën e argumentit dhe fjalës. Të kthehet dhe të vijojmë t’u flasim njerëzve”,-u shpreh ajo.