Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:14 Sali Berisha shkon në SPAK Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni

Politikë E martë, 1 Korrik 2025 16:42
Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij gjatë asamblesë parlamentare të OSBE, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Para përfaqësuesve të organizatës që kanë monitoruar nga afër zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, lideri i opozitës pohoi se Shqipëria është kthyer në narkodiktaturë, ku sipas tij vota u diktua nga krimi. ”Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele janë shumë të fuqishme, emërojnë ministra, gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, deputetë etj. Kjo ishte situata me të cilën ne hymë në zgjedhjet e 11 Majit”, tha Berisha.

Fjala e plotë

E nderuara Zonja Presidente Gundrun Kugler,Të nderuar anëtarë të pranishëm në këtë takim,Ju falënderoj për këtë mundësi.Jam këtu për të paraqitur situatën në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 11 majit 2025.Dëshiroj t’ju falënderoj, dhe gjithashtu t’ju informoj se zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e paralajmëruar. Partitë e qendrës së djathtë në Europë dhe në mbarë botën, që nga tetori i vitit të kaluar, kanë miratuar njëzëri 5 rezoluta që paralajmëronin atë farsë që do të ndodhte në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dëshiroj të falënderoj anëtarët e Misonit vëzhgues të Asamblesë Parlamentarë të OSBE, që erdhën në Shqipëri për të vëzhguar këto zgjedhje, e gjej rastin ti falënderoj për punën që ata bënë.Shqipëria është i parë dhe i vetmi narkoshtet në Europë.Sa e vështirë është kjo për ne?Europa ka njohur shumë lloje diktaturash, por kurrë më pare një narkodiktaturë.Kjo është një diktaturë e një natyre tjetër. Edhe në këtë diktaturë të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e vetëm një personi, të Kryeministrit.Por ashtu siç shkruante Samuel Huntington për këto lloj diktaturash, narkodiktatura karakterizohet nga fakti që asnjë ligj, asnjë rregull dhe asnjë parim nuk respektohet.Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkodiktaturë. Për këdo që është i interesuar: ai këtë e ka bërë haptas dhe pa fshehur asgjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë kuadër, Kryeministri i Shqipërisë, pak javë para zgjedhjeve, me dekret miratoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis, kryesisht pranë kufijve me vendet fqinj.Ndërkohë në Amerikën Latine, janë 14 mijë shqiptarë që punojnë në kartelet e drogës, dhe disa prej tyre i drejtojnë këto kartele, si për shembull karteli i drogës Sinaloa.Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele janë shumë të fuqishme, emërojnë ministra, gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, deputetë etj.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kjo ishte situata me të cilën ne hymë në zgjedhjet e 11 majit.Përveç këtyre në vitin elektoral, narkodiktatori Edi Rama, për të marrë mandatin e katërt, vendosi të arrestojë dy liderët kryesorë të opozitës (Sali Berisha dhe Ilir Meta) dhe të hapë proces penal ndaj Fatmir Mediut, kryetarit të forcës së tretë opozitare. Të gjitha këto pa asnjë akuzë penale. Gjithashtu, ai urdhëroi arrestimin e kryebashkiakëve dhe deputetëve të opozitës.Ne kemi pasur në të kaluarën diktaturën më të ashpër, diktaturën staliniste, që nuk krahasohet me asgjë tjetër.Në këto zgjedhje, është e vërtetë që kishte kandidatë të forcave të ndryshme politike. Por nga ana tjetër, të gjitha potencialet dhe burimet e shtetit u përdorën si instrument elektoral nga partia-shtet.

Nga ana tjetër, ashtu si në diktaturat komuniste, të gjitha mundësitë financiare, burime të jashtëzakonshme, u përdorën për përfitime elektorale. E gjithë administrata publike, në shkelje të ligjit, është shndërruar në një rrjet patronazhistësh, cdo punonjes i saj duhet te kontrollojë një numër ta caktuar votuesish nëpërmjet keqpërdorimit të të dhënave personale. Çdo nëpunës civil ishte i detyruar të sillte 20 votues të tjerë që të votonin për Partinë Socialiste në pushtet.E gjithë struktura qeveritare, të gjitha institucionet shtetërore, u përdorën për të dhënë në ditët e fundit para zgjedhjeve leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie e shumë shërbime të tjera publike.

Po ashtu, mjete të tjera logjistike dhe i gjithë shteti u përdor në këto zgjedhje. Partia dhe shteti ishin NJË, ashtu siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR.Kjo është arsyeja pse procesi zgjedhor ishte një farsë e paralajmëruar.Dita e zgjedhjeve ishte edhe më keq. Kartelet e drogës diktuan rezultatin për 28 deputetë, disa prej këtyre deputetëve ishin më të votuarit. Ata madje morën më shumë vota se vetë Kryetari i Partisë Socialiste (Kryeministri Edi Rama).

Momentalisht, po shqyrtojmë dhe analizojmë pamjet zyrtare (të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve), të procesit në çdo qendër votimi, dhe po përgatisim video të shkurtra që evidentojnë shkeljet. Kemi vërejtur në shumë e shumë raste trenin bullgar (karusel), votim në grup, komisionerë që votojnë për zgjedhësit etj. Ka aq shumë parregullsi. Pse jam sot këtu? Ne kemi qenë tashmë në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Por mendojmë që OSBE është themeluar mbi premtimin dhe detyrimin e vendeve anëtare për respektimin e votës së qytetarëve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas parimeve dhe standardeve të vendosura në dokumentin e Kopenhagës dhe konventa të tjera.

Ne kemi besim të plotë që ky institucion, brenda misionit të tij, do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe krijimin e mjedisit që çdo parti të jetë në kushte të barabarta gare, dhe media te lirë, votim pa intimidime, ku çdo qytetar të ketë mundësinë e zgjedhjes së lirë dhe të informuar të kandidatëve, siç e përmend edhe Dokumenti i Kopenhagenit dhe raporti paraprak i ODIHR, OSBE, PE dhe PACE. Mendoj se situata jonë është një situatë e veçantë.Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë.Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar:

Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR (Gjithçka që ju përmenda është e shkruar në raportin paraprak të ODIHR).

Së dyti, iu bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pa zbatuara për shkak të mungesës së vullnetit të narkoqeverisë. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe është jetike për vendin tim, që ndodhet në një moment shumë të vështire. Faleminderit shumë për vëmendjen!

Etiketat e lidhura

Asambleja e OSBESali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 14 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 15 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 23 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”
Para 27 minutash

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.