Thirrja përfundimtare e Bashës për protestën e nesërme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin e tij te çadra e opozitës ka folur për protestën e nesërme të opozitës, duke i ftuar edhe njëherë të gjithë qytetarët të mblidhen në të mirë të vendit të tyre.
Basha u kërkoi qytetarëve që të bashkohen ditën e nesërme, pa frikë, në paqe por vendosmërisht mes orës 11 dhe 12.
“Nesër bashkohemi të gjithë bashkë, të rinj dhe të reja, artistë, gazetarë do të jenë aty me ne. Të rinj dhe të reja studentë dhe studente do të jenë aty me ne. Demokratë dhe socialistë do të jenë nesër me në, për kauzën kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ejani pa frikë qetësisht, por vendosmërisht. Nesër mes orës 11 dhe 12 bashkohemi dhe ngrihemi së bashku”, përfundoi Basha
KOHA JONË SONDAZH

