Thirrje zotit Basha: Nëse vërtet doni paralizimin e pushtetit të Ramës, tërhiqni sa më shpejt….
Thirrje zotit Basha.
Zoti Basha, nëse vërtetë dëshironi paralizimin e kësaj qeverisje autokratike, TËRHIQNI menjëherë antarët demokrat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili po punon për zëvëndësimin e deputeteve që lanë mandatin me “salirexhepët” e paguar nga pushteti dhe sipas njoftimit të saj KQZ ka nisur punën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Zoti Basha nëse vertet doni të sillni shpresën te shqiptarët, pikërisht atëhere:
Kur s’kemi më se çfarë të humbim, kur nuk jetojmë sot në një shtet demokratik,kur në një parlament prodhohen ligje për klientët e kryeministrit?
Kur pas reformës në drejtësi, kemi një kryeprokurore me votat e Ramës?
Kur prokurorët e Tahirit dhe Gjushit transferohen?
Kur nga vetingu miqtë e pushtetarëve dalin të pastër.
Kur pasuritë e vendit ndahen mes një grushti oligarkësh.
Kur nga përgjimet, provohet vjedhja e zgjedhjeve me anë të bandave dhe dosja fshihet e askujt nuk i hyjë gjemb në këmbë?
Kur për konçesionet dhe PPP mos të japë llogari askush?
Kur nga falja antikushtetuese e taksave me efekt prapaveprues përfitojnë oligarkët?
Atëhere: Tërhiqni antarët tuaj nga çdo komision edhe nga ai i Autoritetit te Mediave Audiovizive: AMA, dhe paralizoni jeten sociale dhe politike të vendit!
Domosdoshmërisht ndryshoni Kodin Zgjedhor, ndryshimi i të cilit nuk do të detyronte këdo që të vij në pushtet të sillet si Sulltan.
Domosdoshmërisht thirr shoqërinë civile dhe krijo plotformën e shqiperisë Evropiane, për çrrënjosjen e këtij tranzicioni në tranzitim të stërzgjatur.
Djegja e mandateve u pa si rruga e fundit e mundëshme për të rrezuar këtë qeverisje autokratike të Edi Ramës, por ja që nuk është e fundit.
Respekte
Av.Agron Gurabardhi