Protestë madhështore në Tiranë. Ultimatumi: E presim deri në ora 16.00 kryeministrin

Rrugët e Tiranës janë mbushur si asnjëherë më parë me të rinjë e të reja që kanë nisur një lëvizje të madhe për plotësimin e kërkesave të tyre. Numri i tyre është me dhjetëra mijëra vetë.

Kjo është protesta  më e madhe në 28 vite. Një e tillë u zhvillua me 8 dhjetor 1990, kur rrëzuan sistemin komunist.

Studentët i kanë drejtuar 8 kërkesa qeverisë, kanë larguar çdo element partiak nga protesta duke mos pranuar politizim. Por nga qeveria po punohet për ta përçarë turmën e protestuesve, duke futur persona që nxjerrin flamuj të PD dhe LSI, për të krijuar tensione dhe provokuar. Në të vertetë këto janë infiltrime të segmentëve të qeverisë për të krijuar tension dhe provokim, sikur janë dyja partitë që duan për ta politizuar. Skemë dinake e qeverisë për konflikt dhe ta kthyer në akuza se janë partitë që duan ta marrin në dorë protestën.

Edhe në rrethe po protestohet masivisht. Studentët nga Elbasani, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Korça janë nisur drejt Tiranës.

Me studentët janë bashkuar edhe gjimnazistët e Tiranës.

Studentët i kanë lënë qeverisë deri në ora 16.00 për plotësimin e kërkesave të tyre përpara se protesta e tyre të përshkallëzohet.

Tirana po kthehet në një dhjetor 1990, kur studentët rrëzuan regjimin komunist.

Fillimisht janë gjimnazistët e Sami Frashërit në Tiranë të cilët kanë bojkotuar mesimin për t’ju bashkuar studentëve që pritet të jenë me mijra në rrugët e Tiranës gjatë ditës së sotme. Po kështu krejt shkollat e mesme te Tiranës.

SHKARKO APP