Tirana ndryshon mendje, i kërkon Serbisë lirimin e 3 policëve

Pak orë pasi kryeministri Rama i quajti nxitje të konfliktit thirrjet që i vinin për të reaguar, qeveria ndryshoi qëndrim në lidhje me arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka nuk priti hetimin e KFOR-it për të cilin fliste pak më herët Rama. “Është po ashtu e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të lirojë pa humbur kohë të tre policët. Në të tilla raste, edhe të kalimit të kufirit dhe të hyrjes në një zonë e cila do të konsiderohej e Serbisë, nëse e tillë ka qenë ngjarja, sigurisht që nuk parashikon arrest por do të parashikonte një kthim pas”,-tha Xhaçka.

Kosova u imponua si temë debati nga opozita, me Sali Berishën që akuzoi Serbinë për sulm terrorist ndaj fqinjit jugor. “Rrëmbimi i ushtarëve të policëve të Kosovës përbën një akt terrorist, banditesk, një shkelje flagrante të rezolutës së OKB të pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundërpërgjigjen për këto akuza ai e mori më vonë nga Xhaçka. “Ata që bërtasin më shumë se ju digjet barku për Kosovën janë ata që kanë bërë më pak, ose i kanë bërë më shumë dëm Kosovës”, u shpreh ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?