Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tirana, qendra e Ballkanit Perëndimor, merr Presidencën e B-40, Veliaj: Bashkë si kurrë më parë

Politikë E martë, 30 Janar 2024 11:13
Tirana, qendra e Ballkanit Perëndimor, merr Presidencën e B-40, Veliaj: Bashkë si kurrë më parë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tirana mori sot zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkani, B-40. Në samitin e mbajtur në kryeqytet, ku morën pjesë kryetarë bashkie dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është koha për bashkëpunim si kurrë më parë. Ai tha se është krenar për Tiranën, e cila vitet e fundit ka mbajtur tituj të rëndësishëm si “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, “Qytetit Europian i Sportit”, por ishte edhe mikpritëse e Procesit të Berlinit, një ngjarje politike e nivelit ndërkombëtar, si dhe u shpreh entuziast që Tirana do të mbajë titullin si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.

“Ne e hapim kanat zemrën për mikun dhe për të gjithë miqtë që janë këtu sot, e kemi zemrën të mbushur plot. Mikpritja nuk është një rrugë me një drejtim, është një rrugë vajtje-ardhje, është marrje dhe dhënie. Besoj se sot jemi në vendin e duhur ku guri i qoshes është pikërisht bashkëpunimi, marrja dhe dhënia me njëri-tjetrin. Jemi me zemrën e hapur për miq si ju, gati t’ju presim, t’ju japim edhe ne pjesën tonë më të mirë të kulturës e mikpritjes sonë dhe është koha për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes nesh si kurrë më parë”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Entuziast për faktin se Tirana ka Presidencën e B40 këtë vit, ai vuri në dukje transformimin e jashtëzakonshëm të kryeqytetit shqiptar, jo vetëm për arkitekturë dhe teknologji, por edhe si një qytet europian. “Më vjen mirë që Frederica është me ne sot, rektorja e Kolegjit të Evropës, i cili sapo ka hapur aplikimet për Kampusin e Tiranës, dhe siç do ju thotë edhe ajo vetë, Tirana është kthyer në një histori suksesi, ende pa nisur kampusi, ku kemi mbi 200 aplikime nga mbi 50 vende të ndryshme të Evropës. Një mundësi e shkëlqyer që edhe bashkitë tona ta shfrytëzojnë dhe do kemi ndoshta disa nga stafet tuaja të kualifikuara që marrin një formim akademik më plotësues për të qenë ata ‘eurokratët’ që do përgatisin bashkitë tona për më shumë integrim e bashkëpunim. Në vitin 2025 Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe kultura është ndoshta i vetmi fill i padukshëm që i lidh kombet aty ku politika ndoshta i ndan, ku ndoshta dallimet etnike i veçojnë”, tha Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku propozoi gjithashtu, që të ketë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë në raste fatkeqësish. “Në Presidencën e Tiranës, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë. Bashkia e Tiranës e ka bërë rregullisht këtë me qytetet e rajonit tonë. Kishim përmbytjet në Tetovë, po ashtu në Kosovë, tërmetin në Zagreb, zjarret në Athinë. Do të donim të mos ishim vetëm, dhe të mos bëja me një bashki, ose secila bashki veç e veç. Ndaj, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për t’ju gjendur në mënyrë emergjente një prej anëtarëve tanë, i cili ka një nevojë të një fatkeqësie natyrore për fonde që mund t’i mobilizojmë menjëherë dhe mund të jetë efektive në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur”, tha Veliaj.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Teksa shtoi që në këtë platformë të B40 në Tiranë, të flitet më shumë për qytetet inteligjente dhe transformimin digjital të qyteteve, dhe për ekonominë lokale dhe bashkëpunimin kulturor, për t’i parë qytetet edhe si motor të ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Tirana mikpritëse ka pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, sidomos 10 vitet e fundit.

“Të nderuar miq, jam i lumtur që jeni sot në Tiranë. Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm që vjen si pasojë e urbanizimit dhe lëvizjeve të mëdha demografike në vendin tonë. Tirana gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Erionit, ka treguar se di të gjejë balancën midis zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë, midis përtëritjes kulturore dhe inovacionit teknologjik, midis traditës dhe të resë. Natyrisht, ka ende shumë punë për të bërë, sepse pritshmëritë e qytetarëve tanë ecin paralelisht me qytetin. Bashkë me to, duhet zhvilluar edhe vizioni i administrimit të qytetit, ndonjëherë kjo nuk është çështje sasie, por cilësie. Ndaj shërbimet duhet të jenë cilësore dhe vizioni duhet të jetë i qartë sepse çdo vendimmarrje prek jo vetëm të tashmen, por orienton edhe të ardhmen tonë”, u shpreh Begaj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.