Tjetër shkarkim sot nga kryeministri

Sot pasi shkarkoi drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit si dhe dy zv/ministra, erdhi radha e drejtores së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave.

Me vendim të qeverisë dhe të firmosur nga Rama është vendosur lirimi nga detyra i drejtores së përgjithshme të drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Iris Ago. Në emër të Agos, në këtë post është emëruar ish-deputeti socialist, dhe ish-drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Vendimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?