Tjetër seancë vullnetare dhurimi gjaku, Meta: Të mposhtim indiferencën dhe të forcojmë solidaritetin
Presidenca këtë të premte hapi dyert për një tjetër seancë vullnetare të dhurimit të gjakut. Presidenti Ilir Meta, thotë se duhet të mposhtim indiferencën dhe të forcojmë solidaritetin. ”Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm dhe sensibilizimin frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevoja jetësore të mijëra qytetarëve”,-shkruan Meta në facebook.
Postimi i plotë
DHURONI GJAK, SHPËTONI JETË! Me shumë dashuri, Institucioni i Presidentit hapi sot dyert për një tjetër seancë vullnetare dhurimi gjaku.
Së bashku me dhjetëra të rinj, nëpunës të administratës dhe anëtarë të Kabinetit dhamë një kontribut modest, por jetik për fëmijët me talasemi dhe çdo pacienti që ka nevojë për të.
Krenar dhe falenderues për rolin e jashtëzakonshëm dhe sensibilizimin frymëzues, që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka luajtur në këto vite për garantimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevoja jetësore të mijëra qytetarëve.
Të mposhtim indiferencën dhe të forcojmë pa hezitim solidaritetin me këtë kauzë humane dhe fisnike në shpëtimin e sa më shumë jetëve!