Tmerr, koka të copëtuara, trupa të përgjysmuar në Francë

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve njoftojnë se sipas dëshmitarëve në vendngjarje, kamioni që aksidentoi për vdekje 84 persona, ka ecur me një shpejtësi të lartë mes për mes turmës. Rreth 80 km ka qenë shpejtësia e tij në momentin kur ka përplasur njerëzit e mbledhur në pedonale për të kremtuar Ditën Kombëtare të Francës. Kamioni ka ecur për rreth 2 km përmes turmës.

“I kam shpëtuar vdekjes. Kam parë njerëzit të copëtuar, të përgjakur nga koka dhe gjymtyrë të shkëputura”, tha një dëshmitar nga vendngjarja.

Një tjetër dëshmitar tha se shoferi i kamionit hapi edhe zjarr ndaj turmës. Zjarrit iu përgjigjën forcat e policisë, të cilët arritën të vrasin në vend autorin e tragjedisë. Mësohet se bashkëpunëtori i tij është ende në arrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet e ditur se në kamion u gjetën armë dhe municione luftarake.

Swiss Digital Mobile Reklama

13709652_10209969408461350_139040551_o-697x1000

Me sulmin e fundit arrin rreth 242 të vrarë bilanci i sulmeve të fundit terroriste në Francë e cila ka vuajtur si asnjë shtet tjetër i Europës. Franca ka një komunitet të madh mysliman që është më pak i integruar se në një numër vendesh të tjera perëndimore. Vendi ka gjithashtu një parti të fortë e në rritje skajit të djathtë, që mund të fuqizohet nga sulme të tilla.

Nuk janë bërë ende të ditura publikisht motivet e terroristit, por është zbuluar që ai ka qenë banor prej vitesh në Nisë, një 31-vjeçar i lindur në Tunizi por me nënshtetësi franceze.

Presidenti francez nuk la vend për dyshime kur tha se e gjithë Franca është e kërcënuar nga terrorizmi islamik. Mesazhe të forta solidariteti janë dërguar nga shumë vende të botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?