Toka nuk gjen qetësi! Regjistrohet një tjetër lëkundje tërmeti në Fushë-Arrëz

Instituti i Gjeoshkencës, IGJEUM raporton se edhe këtë të shtunë, 15 janar në orën 13:40 është regjistruar një lëkundje tërmeti.

Magnituda e lëkundjes së fundit, sipas IGJEUM ka qenë 3.4 i Shkallës Rihter.
Ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 14 km.

Këto lëkundje vijnë fill pas atyre të mesnatës në Pukë. Ky tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit.

Bashkia e Pukës u trondit mbrëmjen e të premtes nga një lëkundje e fortë tërmeti e cila ka shkaktuar dëme edhe në disa pallate dhe në spitalin e qytetit.

IGJEUM raportoi të premten se kishte regjistruar lëkundje sizmike me Magnitude=4,7 Rihter, me thellesi 10 km dhe epiqender 5 km ne veri te qytetit Fushe Arrez.

SHKARKO APP