Tom Doshi: E çmontova krejt PD në Shkodër…!
Në emisionin “Të PaEkspozuarit” po flitet ndër të tjera për Shkodrën dhe Tom Doshin që arriti rezultate spektakolare në këtë bashki, por edhe në krejt Shqipërinë.
I ftuar është Bardh Spahia, kryetari aktual në Shkodër, i cili humbi thellë përballë Benet Becit.
Spahia aludoi për PSD se si i ka marrë votat, ndërkohë që Ylli Rakipi kërkoi që me jep një fakt në lidhje me këtë akuzë. Por Spahia nuk dha asnjë fakt.
Ndërkohë Rakipi tha live se me erdhi një sms nga Tom Doshi që shkruan se “E çmontova krejt Partinë Demokratike në Shkodër, këtë thuaj Bardhit”.
Tom Doshi nënkuptonte me këtë sms se votat i mora duke takuar njerëzit dhe jo duke i blerë. Bile ai e shkatërroi PD-në në këtë Bashki, kjo del nga ajo që Doshi nisi me sms.
PSD mori vota në krejt Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

