Tom Doshi padit Spartak Brahon në Prokurori

 

Nuk ndalon sherri mes Doshit dhe LSI. Deputeti Tom Doshi ka paditur sot në Prokurorinë e Përgjithshme, kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Spartak Brahon, për përhapje paniku me letrën që i ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit ku e akuzon atë dhe ish-deputetin Dritan Prifti për destabilizim. 

Tom Doshi është paraqitur sot në Prokurori sëbashku me avokatin e tij Vladimir Meçi. Ishte Meçi ai që deklaroi për mediat se arsyeja e kallëzimit ishte letra e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spartak Braho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se “letra e shkruar nga z.Braho ka shkaktuar apo ka nxitur veprimin e institucioneve të shtetit dhe aty është vepra penale për shpërdorimin edetyrës dhe përhapjes së panikut. Prokuroria nuk na e ka vënë në dispozicion, po letrën e kemi siguruar nga mediat që e kanë publikuar dhe nga korespodenca që kemi pasur me prokurinë". Ndersa Braho e shikon si orvatje të një njeriu të vdekur politikisht padinë e Doshit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?