Tom Doshi: Pasi deshtoi të më vriste, Ilir Meta po kërkon të më burgos

Deputeti Tom Doshi, ndaj të cili prokuroria kërkoi sot arrestimin për kallzim të rremë, ka reaguar mbremjen e sotme. Ai thotë se kjo eshte një vendimarrje politike.

Deklarata e plote e Doshit në FB

Sapo degjova nga media per nje kerkese te Prokurorise se Pergjithshme per arrestimin tim. Nuk e kam marre akoma kerkesen zyrtare te prokurorise per tu njohur me detajet e akuzes, por mund te them qe ky lajm eshte i pabesueshem per mua.

Po perpiqen te bejne burgosje politike ne Shqiperi ne vitin 2015.
Po perpiqen te me mbyllin gojen per denoncimin e nje krimi ku eshte i perfshire Kryetari i Kuvendit te Shqiperise. Ne Rusi ndodh qe Vladimir Putin vret dhe burgos kundershtaret politik. Na doli nje Ilir Meta dhe ne Shqiperi qe kontrollon gjithe pushtetet dhe kerkon te burgose deputete politikisht. Pasi deshtoi t’me vriste, Ilir Meta po kerkon t’me burgos, duke bere bashkepunetor ne kete krim gjithe strukturat e shtetit, perfshire dhe Parlamentin.

Une kam qene cdo dite ne dispozicion te plote te Prokurorise dhe te kerkosh te arrestosh nje deputet qe cdo dite ka qene i gatshem te deshmoj, te flas, te pergjigjet, te kontriboj per te verteten, kjo nuk eshte vetem tendencioze, kjo eshte nje mase represive teper e rende, e pabazuar ne ligj, me sfond te qarte politik. Familjes time te persekutuar politikisht nuk ja ka mbyll gojen as rregjimi i Enver Hoxhes duke pushkatuar 5 anetar te kesaj familje, dhe as mua nuk mund t’me tremb kercenimi per burg politik.

Eshte i pashpjegueshem, pervecse per arsye politike, nxitimi i Prokurorise per nje show publik me arrestime, kur une disa dite me pare kerkova te administrohej si prove per hetimin takimi ne Hanover i Startak Brahos me Fatjon Skenderaj, perpara se ai te deshmonte, me qellim qe te manipuloje deshmia. 
Pse ky nxitim, ne nje kohe kur faktori nderkombetar po unifikonte qendrimin per nje hetim nderkombetar te ketyre akuzave?
Pse nuk u morren pamjet e Sheratonit per te pare ndjekesit e mi? 
Pse nuk jane analizuar pamjet filmike te atentatit me motor picash qe u tentua ndaj meje prane Kryesise se Kuvendit? 
Pse nuk u analizuan tabulatet e mesazhet telefonike te 45 deshmitareve dhe te pyeturve ne kete hetime?
Kjo histori ka shume “Pse”, por ajo qe eshte e sigurte eshte qe Prokuroria nuk ka bere hetim per te zbuluar te verteten, por per te arrestuar Tom Doshin qe guxoi te denoncoj nje krim.

Ne asnje vend demokratik me hetim te lire dhe pavarur, nuk mund te mbylleshin keto hetime ne menyre te shpejte dhe te prere, pa pyetur dhe analizuar dhe proven me te fundit. 
Une, Tom Doshi, kam treguar te verteten perpara prokuroreve dhe Zotit, dhe kjo e vertete do te zbardhet patjeter. Kam bindjen qe edhe keta prokurore kane prova te mjaftueshme per zbardhjen e se vertetes, por duket qe pushteti politik mbi koken e tyre nuk kerkon te verteten.

SHKARKO APP