Tom Doshi reagon pas kërkesës së PD që të mos regjistrohet në zgjedhje: Kanë frikë nga humbja

Tom Doshi ka reaguar pas kërkesës së demokratëve për të mos u regjistruar në zgjedhje. Ai i quajti akuzat e PD-së si shpifje të pabaza pasi frikësohen nga humbja e zgjedhjeve.

“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!” thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?