Toma në një tjetër ballafaqim te Krimet e Rënda. 5 orë përballë Ymer Lalës

 

Deputeti socialist Tom Doshi ishte sërish sot në Prokurorinë  Krimeve të Rënda në një ballafaqim me Ymer Lalën.  Ky ballafaqim zgjati rreth 5 orë. Kur ka dalë nga organi i akuzës Doshi ka shmangur komentet për mediat. Ai është futur menjëherë në makinën e tij dhe është larguar.  Emri i biznesmenit Ymer Lala ka dalë në videon me Durim Bamin, të cilën vetë Doshi e bëri publike. Më poshtë sjellim pjesë nga video ku përmendet edhe emri i Ymer Lalës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Tom Doshi : Po Ymeri çfarë roli ka aty?

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Djali : Po Ymeri është shoku i ngushtë i Tonit. Ymerin e ka shumë shok, rrinë natë-ditë bashkë, punojnë bashkë. Çdo gjë që e dinë e dinë të dy. Nuk është se e di njëri dhe nuk e di tjetri.

 

Tom Doshi : Po kur komunikonin me këtë deputetin ça thoshin?…………

 

Djali : Problemi ishte i joti, flisnin për të të vrarë ty

 

Tom Doshi : Sa do pagonin?

 

Djali : 100 mijë euro, 10 mijë euro do i marr unë kur të bëhet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?