Topalli: Do lëmë mandatet. Nuk rrimë në Kuvend me krimin

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha edhe ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli deklaroi se do të linte mandatin. Ajo tha se “do lëshojmë mandatin, pasi është e pamundur të rrimë në Kuvend me krimin”. Topalli shtoi “ndonjë herë mendoj se është më mirë të hedhësh mandatin sesa të qëndrosh aty”

Deputetja e PD u shpreh se ngjarjet e sotme në Kuvend nuk kanë asnjë paralele me kohën kur ajo drejtonte Parlamentin e Shqipërisë. “Armandon dhe gjithë armandot e tjerë i ka futur Edi Rama në Kuvend. Shqipëria është në udhëkryq. Armando Prenga është fytyra e vërtetë e këtij Kuvendi”,- tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?