Topalli: Kur deputeti qëllon brenda komisariatit, akoma nuk keni parë asgjë!

Ish-krye-parlamentarja, aktualisht deputete e Opozitës së qarkut Shkodër, reagoi mbi ngjarjen e ditës së sotme në Laç, ku pas një konflikti mes dy grupeve, u arrestua deputeti socialist i qarkut Lezhë, Armando Prenga. Jozefina Topalli fton qytetarët në mënyrë ironike  që të mos çuditen me ngjarjen, duke ngritur edhe disa pyetje:   

“Pse të çuditemi? A nuk e dinim të gjithë kush janë deputetët e Ramës në Parlament?”

“A nuk ka ndodhur dhunë  brenda parlamentit? A nuk e kemi denoncuar dy vite rresht në Parlament se këto kanë rekorde kriminale?”

“A nuk e zgjodhi Rama këtë dhe 18 kolegë të tjerë të tij në Parlament pikërisht për këto cilësi specifike?”

“A nuk i mbrojti Rama të gjithë këto edhe kur këto hiqnin rrypin me godit si kafshë koleget e opozitës! Dhe po bën edhe sot çdo gjë për ta mbrojtur!”

“Të çuditesh për ngjarjen e sotme është njëlloj si të çuditesh se Meta merr ryshfet dhe se Rama është i lidhur me krimin!!”

Nuk keni parë asgjë akoma, jo!”

“Këto janë vetëm Aleanca e Qelbësirave!”

“Dhe qelbësirat duhen përmbysur!” – mbyll reagimin e saj në profilin Facebook, ish-krye-parlamentarja, Jozefina Topalli.

SHKARKO APP